• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mungon sinjalistika në plazhet e rrezikshme

by Java News
17/07/2017 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plazhi i Zvërnecit është nga pikat më të bukura por edhe më të panjohura të bregdetit të jugut. Portonovo, pjesa me më shumë erë dhe rryma, do kishte një qenë në kushte të tjera një vend perfekt për surfistët nga e gjithë bota.

Por në të gjithë zonën nuk ka asnjë tabelë të vetme që të tregojë se sa e rrezikshme është të bësh plazh atje, ku vetëm të shtunën e kaluar dy vajza dhe një pushues nga Maqedonia humbën jetën teksa laheshin në det.

Por as dy ditë pas tragjedisë, në plazhin e Portonovës ka sërish plotë njerëz. Ata thonë se zgjedhin të arratisen nga zhurma e plazheve masive në këtë gji të egër.

Gjthësesi, vdekja e tre vetëve ka bërë efektin e saj. Ata e kanë kuptuar se këtu nuk mund të largohesh më shumë se pak metra nga bregu.

“Kemi ardhur, por nuk futemi në ujë. Kalojmë këtu anës bregut. Kushtet janë shumë të dobëta, nuk ka as tabelë, as roje plazhi çdo 250 metra, asgjë”, thotë një pushues.

“Tendenca është për të gjetur vende të izoluara, por ato kanë risk sepse mund të kenë një problematikë që ne nuk e dimë, si rryma nënujore ose kafshë”, thotë Ejana Xhixha, nga Ministria e Turizmit.

Ministria e Turizmit thotë se përgjegjësinë ligjore për zbatimin e kritereve që përkufizojnë një plazh e ka pushteti vendor dhe saktëson se kjo vlen vetëm për një listë të caktuar plazhesh.

Për të tjerat, ku futet edhe plazhi i Portonoves në Zvërnec, përgjegjësia është e vetë individit. Ose e thënë ndryshe, në dorë të Zotit.

“Përsa kohë nuk ka sinjalistikë që kjo është një zonë plazhi do të thotë që individi është në zgjedhje të lirë për ta zhfrytëzuar apo jo”, thotë Xhixha.

Po kur do të përfshihen të gjitha plazhet në kriteret e përcaktuara dhe kur ato do të vihen totalisht në përgjegjësinë e pushtetit lokal? Ministria thotë se nuk e di kur ky proces do të mbarojë, por di se nga ku ai do të fillojë.

“Do të ishte mirë që të gjitha plazhet të kishin lajmërimet për rrezikshmëri, por procesi vazhdon dhe ne e kemi nisur nga ato plazhe ku është vendosur detyrimi ligjor”, shton Xhixha për TCH.

Ngjarjet e rënda si ajo në Portonovo nxjerrin në pah nevojën për një kontroll të gjithë zonës bregdetare dhe informimin e pushuesve në mënyrë që të mos bien pre e kurtheve të natyrës, e cila në raste të tilla provoi edhe një herë se është më e shpejtë sesa shteti.

Next Post
U kap me fara kanabisi në Qafë-Thanë, lirohet francezja

U kap me fara kanabisi në Qafë-Thanë, lirohet francezja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari

Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari

October 4, 2026
Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si valë deti. Protestuesit, “punë me pagesë”

Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si valë deti. Protestuesit, “punë me pagesë”

October 4, 2026
Deputeti i PD nxjerr nga shalqiri, “surprizën”: Dhurata e qeverisë për gjithë shqiptarët

“Të kalojmë në veprime të forta”, Korreshi: Duhet ngujim në Parlament apo grevë urie

October 4, 2026
Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

October 4, 2026
Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

October 4, 2026
“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

October 4, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës

October 4, 2026
Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

October 4, 2026
30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

October 4, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com