• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mungon sërish i penduari Luftar Reçi, revoltohet Viktor Imeraj: Kemi dy vjet që rrimë në burg prej tij. Ta sjellë policia me forcë

by Java News
04/10/2022 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë për të disatën herë nisjen e gjyqit ndaj Emiliano Shullazit, Lulzim Berishës dhe pesë të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në dy ngjarje të veçanta në vitin 2005. Shkak u bë mungesa e të pandehurit Luftar Reçi, i penduar i drejtësisë në proces, si edhe mosnjoftimi për gjyqin i Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishajt.

Mungesa e Reçit ngjalli revolte tek i pandehuri Viktor Imeraj.

“Pse nuk vjen Luftar Reçi? Kemi dy vjet që rrimë në burg prej tij, s’ka ardhur në asnjë seancë, të vetme. Ç’është ky muhabet? Le ta sjellë policia me forcë!”, tha Imeraj.

Për njoftimin e Berishës dhe Dervishajt Gjykata relatoi se përveç shpalljeve të fletëthirrjeve në gjykatë dhe pranë banesës dhe kërkimit të policisë, ka kërkuar edhe ndihmën e Interpol. Zyra e Interpol Tirana ka konfirmuar faktin se Berisha dhe Dervishaj janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë shqiptare. Për Lulzim Berishën Interpol nuk kishte asnjë informacion që të ishte ndaluar, apo arrestuar në ndonjë shtet të huaj. Në lidhje me Plaurent Dervishajn Interpol Tirana ka pohuar se i është drejtuar me shkresë Interpol Abu Dabit, por ende nuk kanë marrë informacion prej tyre.

Vrasja e Lamajt dhe Saliut, zbardhet dëshmia që “fundos” Berishën e Shullazin

Në 8 dhjetor të 2020, SPAK njoftoi zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të 2 ngjarjeve kriminale në operacionin e koduar “Asgjë nuk harrohet”. Zbulimi i personave të përfshirë në këto dy ngjarje do të bëhej përmes një prej të akuzuarve, Luftar Reçit, i cili zbuloi emrat e personave që organizuan dhe ekzekutuan atentatet. Me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Reçi, si i përfshirë në të dy ngjarjet, zbardhi dinamikën e vrasjeve që tronditën vendin në vitin 2005, si dhe përfshirjen në të të ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, dhe ish-kunatit të tij Plarent Dervishaj, të cilët janë shpallur në kërkim.

Dy ngjarjet kriminale të zbardhura nga SPAK kanë ndodhur shkurtin e vitit 2005. Mbrëmjen e 26 shkurtit Klodian Saliu po udhëtonte në një automjet tip “Mercedes” në aksin Durrës-Maminas, kur nga një automjet në lëvizje u qëllua me breshëri automatike. Saliu u vra, ndërsa u plagos edhe një person tjetër. 24 orë me vonë, biznesmeni Vajdin Lamaj u vra nga një shpërthimi telekomanduar i një sasie tritoli të vendosur në ashensorin e pallatit të tij pranë stadiumit kombëtar, të quajtur asokohe “Qemal Stafa”. Përveç tij, i vrarë mbeti edhe Artan Arsi./m.j

Next Post
Alarmi nga krimi kibernetik, 70 biznesmenë u grabitën online, skema e hakerave

Pas sulmit kibernetik, gazetari tregon bisedën me hakerat iranianë: Më kërkuan para në këmbim të informacioneve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In