• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mungojnë mjekët e familjes, pedagogu: Duhet ndjekur shembulli i Kosovës

by Java News
16/03/2024 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi për heqjen e konkursit në specialitetin e mjekësisë së familjes dhe atë të urgjencës, riktheu edhe njëherë në vëmendje krizën me të cilën po përballet sistemi shëndetësor, kryesisht në kujdesin parësor.

“Për nevojat e mëdha që ka sistemi ynë shëndetësor, i ka punësuar këta mjekë, dhe ne tashmë jemi në fazën që na duhen politika të qëndrueshme për një shërbim cilësor. Pra, një mjek i përgjithshëm nuk i ka kompetencat për të trajtuar të gjitha problematikat nga një fëmijë i vogël deri tek të moshuarit”,  shprehet Qamil Doka, pedagog në Universitetin e Mjekësisë.

Ndoshta shembulli i Kosovës do të ndihmonte në rritjen e interesit për mjekësinë e familjes.

“Duhet të shoqërohet me masa të tjera nga ana e ministrisë së shëndetësisë dhe qeverisë shqiptare në mënyrë që këta mjekë të specializuar tashmë në mjekësinë e familjes, të paguhen njësoj si mjekët e tjerë specialistë. të paktën do të jemi në nivelin e sistemit shëndetësor të Kosovës i cili këtë vendim e ka marrë”,  thotë ai.

Ndërkohë nevoja për mjekë urgjence jo vetëm në spitalet qendrore në Tiranë, por sidomos në rrethe, në spitalet bashkiake dhe ato rajonale, është gjithashtu e lartë.

“Tendenca aktuale është qendërzimi i të gjithëve në Tiranë dhe kjo është e padiskutueshme. Por politika të caktuara duhet të kenë në fokus shpërndarjen e burimeve njerëzore sipas kërkesave”,  shprehet Doka.

Por si është përballja e një mjeku të sapodiplomuar me kushtet e punës në sistemin parësor? Joni Mreça, mjek i përgjithshëm në qendrën shëndetësore nr,1 në Shkodër, është kthyer pas 10 viteve studime në Turqi.

“Ndoshta nuk është e mjaftueshme për momentin, nuk mund të krahasohemi me vendet e Europës apo me Turqinë, por le të themi që është gjendje e mirë, mund të jetë edhe më mirë. Nga ana ekonomike, sidomos për pacientët, ilaçet e rimbursuara, ndihma shoqërore, pacienti sorollatet sa andej këndej, këtu ende mendohet nëse një ilaç i caktuar gjendet apo jo në farmaci, por mendoj se po bëhet progres”,  thotë mjeku Joni Merça.

Shqipëria është vendi i fundit në rajon sa i takon numrit të mjekëve në raport me popullsinë dhe ndërkohë vijon të përballet me largimin e bluzave të bardha drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

/f.s

Next Post
350 miliardë dollarë/ BE ndryshon strategji, do përdorë asetet e ngrira ruse për të ndihmuar me armë Ukrainën

350 miliardë dollarë/ BE ndryshon strategji, do përdorë asetet e ngrira ruse për të ndihmuar me armë Ukrainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In