• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mungoi sot në gjyq, ish-sekretari i PPSH: SPAK është si Sigurimi, Rama më i keq se Enveri

by A R
26/12/2023 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), zhvilloi sot seancën për caktimin e masës së sigurisë, mirëpo Sali Berisha zgjodhi që të mos jetë në sallë. Paralelisht ai mbajti një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ku ka hedhur akuza të forta në drejtim të SPAK. Duke e quajtur si “Skapi”, Berisha tha se ky Institucion i drejtësisë së re ngjason si dy pika uji me Sigurimin e djeshëm, madje theksoi se “Skapi është një organizatë e mirëfilltë kriminale”.

“Për të kuptuar ngjashmërinë mes diktaturës së sotme dhe diktaturës së djeshme, se ju jeni fatlumë, asnjëri prej jush nuk e jetoi atë diktaturë dhe është fat i madh. Por problemi është se sot jemi prapë në diktaturë dhe kjo kërkon vetëdijen tuaj të plotë. Përpara ne kishim Sigurimin e Shtetit, i cili fajësonte njerëz pa faj, me një qëllim të vetëm, që të ushtronte terror në shoqëri.

Sot kemi Skapin. Çfarë ishte Sigurimi? Sigurimi përbëhej nga kriminelë, nga torturues, nga vrasës, nga përdhunues. Përbëhej nga një vulg njerëzor ndaj dhe ata ishin të aftë të zbatonin çdo urdhër. Por çfarë është Skapi sot? Ngjason si dy pika uji me Sigurimin e djeshëm. Skapi sot është një organizatë e mirëfilltë kriminale që rëndom paraqitet si një risi. Po pse them se është organizatë kriminale?

Sepse aty janë rekrutuar prokurorë, përfaqësues të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë. Aty është prokurori që u tha shqiptarëve se Mehmet Greca, trafikanti që kishte mbushur makinën me fletë votimi dhe euro dhe karta identiteti në Elbasan, nuk kishte asgjë në makinë. Dhe ai u shpërblye nga bosi i tij i krimit, Taulant Balla dhe u soll në Skap. Skapi është organizatë kriminale sepse vrasësi që vrau jashtë çdo lloj tradite njerëzore në gjumë të fejuarën e tij 15-vjecare, në vend që të dënohej me dënim përjetë, doli nga burgu sikur nuk ka kryer krim. Skapi tha: jo, këta nuk janë organizatë kriminale. E dërguan në Shkodër, ku shoku i tyre kishte marrë milionat dhe ata dolën të lirë.

Ose, ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja qëndron në Skap. Ligji thotë nuk mund të jenë në prokurorinë e shtetit ata të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë ose oficerë të Sigurimit të Shtetit. Por ligji nuk ekziston për ta, ekziston vetëm vullneti i Edi Ramës për t’i përdorur si mercenarë. Të njëjtën figurë kanë krijuar dhe po krijojnë te gjykatësit. Pra, Edi Rama ka vendosur një kontroll të plotë dhe total mbi të gjitha pushtetet”, tha Berisha.

Ndalur te kryeministri Edi Rama, Berisha tha se është më i keq se Enver Hoxha ose Hitleri.

“Arriti të mbyllë dhe dritaren e fundit të opozitës, e fundit kishte mbetur, në rrugë ligjore i kishte mbetur drejtimi në Gjykatën Kushtetuese. I hoqën pakicës të drejtën e pakushtëzuar vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës, thanë jo, Kushtetuta nuk ua njeh këtyre 1/5 deputetëve të drejtën, po përse? Sepse parlamenti ka deputetët, ka stafet administrative ka organet drejtuese,  secili që do mund të shkojë të firmosë tek 1/5, u ndala në këtë aspekt, ajo që ndodhi në GJK ishte vdekja e ëmbël përfundimtare e sistemit demokratik, ajo që ndodhi, ata gjykatës firmosën mbylljen përfundimtare të të drejtës së opozitës për të mbrojtur interesin publik. As tek Enver Hoxha, as tek Hitelri, ata bënin ligje, por nuk silleshin me Kushtetutën në këtë mënyrë”, tha Sali Berisha që ka patur miqësi dhe ka album fotografik me të gjithë ish-udhëheqësit komunistë. Nga Hysni Kapo, tek Ramiz Alia e Enver Hoxha.

/a.r

Next Post
Koha e energjisë së ripërtëritëshme

Koha e energjisë së ripërtëritëshme

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Monster,skane me vlere prradhat tuaja,te ka humbur plotsisht dinjiteti,jo se ta humben tjerte,ja ke humbur vetes,,prandaj shko atje ku ja ke bere vete hysmetin.Po te funksionoje drejtesia ti duhet denohesh 900 deri ne 1000 vjete burge e jane minimumi per ty.Tani me te gjithe i dine krimet tuaja,ke vrare mbi 5000 vete vetem ne vitin e zi 1997,ky je ti o monster.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, shkak u bë një vajzë

Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, shkak u bë një vajzë

July 26, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, lëndohen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, lëndohen dy persona

July 26, 2026
Prenga përlotet pas humbjes, i kërkon falje shqiptarëve! Joshua feston me flamur kuqezi (VIDEO)

Prenga përlotet pas humbjes, i kërkon falje shqiptarëve! Joshua feston me flamur kuqezi (VIDEO)

July 26, 2026
Situata jashtë kontrollit nga zjarret, më shumë se 300 mijë persona largohen nga Franca dhe Spanja

Situata jashtë kontrollit nga zjarret, më shumë se 300 mijë persona largohen nga Franca dhe Spanja

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, NYT: Trump u tërhoq nga frika se po pakësoheshin raketat Patriot

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, NYT: Trump u tërhoq nga frika se po pakësoheshin raketat Patriot

July 26, 2026
Përplasjet në protestë, mbahet sot seanca për masat e sigurisë për dy të arrestuar

Përplasjet në protestë, mbahet sot seanca për masat e sigurisë për dy të arrestuar

July 26, 2026
E diela me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare

E diela me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare

July 26, 2026
Zbulim i rrallë në Llogara, speleologët gjejnë një shpellë 70 metra të thellë me eshtra kafshësh të egra (FOTO)

Zbulim i rrallë në Llogara, speleologët gjejnë një shpellë 70 metra të thellë me eshtra kafshësh të egra (FOTO)

July 26, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

July 26, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

49.1% e banorëve te rritur të vendit anojnë nga vlerësimi pozitiv për Ramën

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In