Një darkë e thirrur nga deputeti Xhelal Mziu për festat e fundivitit, që bëri bashkë demokratët e dy kampeve, ka nxitur shumë reagime. Në darkë mungoi kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili në një reagim për Liberale.al tha se e ka marrë ftesën por ka refuzuar që të shkojë në një dreka që i ngrihen kurthe dhe prita.
“Unë sapo dal nga darka me demokratët e Durrësit dhe po shkoj te darka me demokratët e degës dy në Tiranë. Për darkën që ju thoni kam pasur një ftesë dhe e kam refuzuar. Sepse kur në ftesa ngrihen kurthe dhe prita nuk i pranoj. Kam aq mundësi sa t’i nuhas dhe t’i refuzoj,” tha Enkelejd Alibeaj.
Ky qëndrim i Alibeajt vjen pasi ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi darkën si një fillim të ri për grupin parlamentar të PD-së. Por në fakt, deputeti Gazemnt Bardhi tha se dreka nuk kishte asnjë qëllim politik dhe keqpërdorimi i saj është një lëvizje e dëshpëruar. Barthi theksoi se në fesat e në vaki nuk i zgjedhin dot të ftuarit, por kjo drekë nuk është një fillim i ri.
Deputeti Mziu organizoi një drekë, se cilës iu bashkuan deputetë të të dy kampeve, Sali Berisha e besnikët e tij, por edhe ata të kampit tjetër: Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e të tjerë, por mungoi kreu i grupit Enkelejd Alibeaj dhe ish kryetari Lulzim Basha, dy kundërshtarët më të mëdhenj të Berishës në PD.
Partia Demokratike vijon të përballet me një përçarje të thellë që prej shtatorit të 2021. Disa muaj më parë dështoi edhe përpjekja për bashkim për daljen me një kandidat në zgjedhjet vendore.
/s.f