• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mungesë ilaçesh e trajtim…”, Gjergji-Koçiut: Nuk dhatë asnjë përgjigje, nuk morët përgjegjësi

by A R
04/07/2024 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD-së Zheni Gjergji tha se pas publikimit të skandalit të onkologjikut ministrja e Shëndetësisë duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Sipas saj gjendja e pacientit sot tek ky spital është e mjerueshme dhe pa medikamente, ndërsa ministrja nuk flet për ta, por bën propagandë.

“Mendova që do të kishte reflektim do t’i kishit kërkuar falje qytetarëve që përballen në spitalin onkologjik dhe në ndërgjegjen tuaj duhet të kishit dhënë dorëheqjen. Janë dhjetëra pacientë që tani rrinë në këmbë në korridor të errët, pa stola dhe kondicioner duke pritur të takohen me mjekun. Përveçse në moshë, por edhe në gjendje të rëndë mezi qëndrojnë. Pasi bëjnë konsultë me mjekun ata i drejtohen farmacisë së spitalit dhe në të shumtën e rasteve ata marrin përgjigjen: duhet të prisni ka radhë. Dhe ata zgjidhjen e gjejnë në farmacinë afër që kontrabandë fut disa ilaçe, apo te klinikat e spitalet private. Kjo është gjendja sot në Onkologjik. Unë kam edhe emrat e tyre, por për arsye etike nuk i bëj publike, se ata kanë frikë se mund të kenë pasoja nëse bëjnë kallëzime të hapura. Ju nuk folët për këtë zonja ministre”.

Sipas deputetes demokrate, politikat shëndetësore të kësaj qeverie nuk kanë përmirësuar trajtimin e sëmundjeve tumorale, ndërsa qeveria nuk mori masa as pas raporti të KLSH dhe gjetjeve të opozitës.

“Shëndetësia fals u mund nga kanceri. A kanë arritur politikat shëndetësore përmirësimin e  trajtimiti të sëmundjeve tumorale? Përgjigjja është jo. Ju anatemuat opozitën se po përdor rastin politikisht. Justifikimi juaj për çdo gjë kriminale, kur duhet të kishit pranuar këto përgjegjësi. Ndërkohë si ju, kolegët e mazhorancës kanë ndaluar çdo iniciativë të drejtë për shqetësimet e ngritura nga KLSH. Koha na dha të drejtë, por humbëm shumë kohë, jetë e familjarë. Gjatë kësaj kohe shumë pacientë vijuan të mos merrnin shërbim. Mungesë ilaçesh, mungesë trajtimi në spitale. Këto janë gjetjet e KLSH. Në fjalën tuaj shqiptarët nuk gjetën asnjë përgjigje. Kjo çështje nuk është më administrative, por duhet të hetohet nga SPAK, pasi është kriminale tu mohosh të drejtën kushtetuese për shëndet e trajtim dinjitoz të qytetarëve shqiptarë. Të vendosë përgjegjësit para drejtësisë nga Edi Rama, drejtorët e ish-drejtorët”.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In