• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mungesa me prani dhe prania në mungesë

by Lorenc Vangjeli
28/11/2025 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli 

Në këtë botë të trazuar, vetëm të Ikurit kanë të drejtë! Nga ana përtej e botës që njohim, ata nuk flasin, nuk debatojnë, nuk kundërshtojnë. Ata kanë thënë të vërtetat e tyre kur ishin në këtë botë, kanë dashuruar, kanë shërbyer, qeshur me të tjerë e qarë me veten!  

Ka pak njerëz, shumë pak njerëz nga ata që kanë lënë gjurmë në jetën e shumëkujt, që të bëjnë të mendosh se e pamundura ka ndodhur. Sepse kush ka mbetur këtej, ka shumë nevojë për atë që ka shkuar të pushojë andej.  

Profesor Ilir Ohri ka tre vjet që po pushon mbas një jete të stuhishme që kaloi mes shërbesës e shërbesës! Për familjen e tij, si At e Bashkëshort, për miqtë e tij, mik e mentor, për të sëmurët e tij, dritë, ndihmë e shpresë!  

Shqiptarë si Profesor Ilir Ohri janë arsye për të dashur më shumë Shqipërinë e tij!

Shkrimi më poshtë i botuar në vitin 2022 

In Memoriam/ Profesor Ilir Ohri, Ikja zgjedh gjithmonë më të mirët! 

Kishte shumë kohë që Profesor Ilir Ohri i shtrëngonte me kujdes duart me dhjetera njerëz në ditë që rrekeshin ta përshëndesnin e përqafonin në ambientet e QSUT-së, në pavionin e tij, në rrugë e kudo gjetkë, aty ku rruga e tij kryqëzohej me mirënjohjen që merrte si shpërblesë.

Në dorën e tij të djathtë, prej kohësh ai mbante një vigon plastik të fiksuar për të vazhduar të marrë mjekimin për sëmundjen fatale, por ai nuk mungoi asnjë ditë aty ku e prisnin të gjithë. Si koleg, si mik, si ëngjëllin mbrojtës që ndeshej në dhjetera vite në betejën e pasosur për jetën. Me shpirtin më të bardhë se bluza që dashuronte, ky qytetar i madh vendosi të Ikë nga aty ku kishte ngritur në piedestal pasionin për të shërbyer.

Iku duke bërë atë shenjën mospërfillëse të luftëtarit që kishte parë kaq shumë vdekje në jetë dhe që nuk ngutej të bënte edhe llogarinë vetjake me vdekjen e tij.

I la vetë takim fundit. Si një betejë të cilës epilogu mund t’i numërohej si fillim, realiteti si kujtim i përkohshëm dhe mirëseardhja si një trokitje e pandodhur sepse në derën e hapur nuk trokitet kurrë.

Ka një ishull magjik në QSUT. Aty ka aty libra si në bibliotekë, lule si në një serë përçdostinshme, fotografi në mure dhe kafe që shërbehet përpara hyrjes në ishull. Ka dhe njerëz, shumë njerëz që sjellin aty hallin vetjak dhe marrin zgjidhje halli. Ka dhe një grusht me doktorë, të çilët nuk mungojnë kurrë dy herë në ditë: përpara nisjes së punës dhe mbas mbylljes së saj. Eshtë një grusht njerëzish të ditur me kujtesën e Google-it dhe me lirizëm poetësh, me humor librash dhe autoironi të mençurish, të cilët nga java e parafundit e dhjetorit, në prag të Krishtlindjeve, do të gjejnë një karrige bosh në atë ishull punëprehjeje dhe prehjepaspunësh. Do të mungojë ai që vdekja diti të zgjedhë: buzëholla nazike, kapriçiozja e llastuar, di të zgjedhë dhe zakonisht zgjedh më të mirin!

Profesor Ilir Ohri, shef i shërbimit të anestezi reanimaçionit, ai model i padiskutueshëm i autoritetit moral e intelektual, profesionisti i përkorë në piedestal dhe piedestal mirësie, shërbëtor i artë i qytetarëve dhe kryeqytetar zotni, student i përhershëm i një jete të stuhishme dhe profesor profesorësh, Iku në heshtje, si për të dëshmuar sesa e fortë ishte magjia e pranisë së tij. Iku duke lënë pas atë buzëqeshje që e linte të rridhte nga skaji i portretit të tij, shenjë e klithmës së fortë që zbulonte praninë e gjeneratës së tij.

Eshtë një brez i shkëlqyer mjekësh në QSUT, 45 e 65 vjeçarë, që siç mbron jetë me praninë e tij, tremb për vdekje nga mundësia e ikjes. Shoqëria shqiptare në krizë identiteti, që u detyrohet një borxh të pafundëm moral mirënjohjeje dhe respekti, e zënë me luftën e përditshme për mbijetesë, e ka të vështirë të pranojë epërsinë dhe domosdoshmërinë dramatike të këtyre grave dhe burrave të veçantë. Do ta kuptojë vetëm nëse nuk i kanë sepse të liqtë e maskarenjtë e quajnë sport goditjen me gurë të atyre gurëve të çmuar të gjithë shoqërisë. Sepse praninë e tyre e quajnë normale si ndrimi i stinëve, edhe pse shpesh, edhe pa qenë hipokritë, shumëkush zgjedh t’i dojë pa kushte vetëm kur ikin.

Vigoni që mbante në dorë profesor Ilir Ohri tani është jetim. Ajo portë ky hynte shpresa për më shumë jetë, tani ka humbur diku. As dy bijat e tij të mrekullueshme, as bashkëshortja e tij fisnike, nuk i mbajnë mëri asaj copëze plastike. Atë mrekulli që nuk mund ta bënte dot mjekësia, e ndihmoi dashuria dhe lutjet për të kapërcyer edhe pragjet e pamundësisë që ka shkenca.

Profesor Ilir Ohri ishte një nga yjet më të ndritshëm të mjekësisë shqiptare. Dhe njëlloj si yjet, që kur vendosin të shuhen, vazhdojnë të duken për vite të tërë në qiellin mbi tokë, kujtimi i tij do të jetë portreti unik i një gjenerate unike dhe të pakthyeshme të mjekësisë shqiptare. Kush ka gjunjë të fortë për të qëndruar në këmbë, le t’i përdorë qoftë dhe për një çast ato për t’iu gjunjëzuar një qytetari të rrallë që meritoi titullin më të lartë që jep mirënjohja njerëzore: ishte Njeri! Dhe në bursën e jetës, profesor Ilir Ohri dha  pa kushte shumë dashuri, e në këmbim, mori edhe më shumë dashuri pa kushte!

  

Next Post
U përjashtua nga PD në Kamëz, flet demokratja Anila Aliaj: Noka dhe Vokshi duhet të japin dorëheqjen

U përjashtua nga PD në Kamëz, flet demokratja Anila Aliaj: Noka dhe Vokshi duhet të japin dorëheqjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

October 6, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kush e ka radhën?

October 6, 2026
Shkalla e kancerit po rritet më shpejt te të rinjtë, ja çfarë zbuloi studimi ndërkombëtar nga të dhënat e tre vendeve

Shkalla e kancerit po rritet më shpejt te të rinjtë, ja çfarë zbuloi studimi ndërkombëtar nga të dhënat e tre vendeve

October 6, 2026
Arrestohet ish-kreu i inteligjencës gjermane nën dyshimet për spiunazh

Arrestohet ish-kreu i inteligjencës gjermane nën dyshimet për spiunazh

October 6, 2026

Gjyqi i Veliajt shtyhet për më 13 tetor, GJKKO gjobit avokatët me 50 mijë lekë

October 6, 2026
Transportonte emigrantë të paligjshëm në Greqi, në pranga 42-vjeçari. I sekuestrohen 6800 euro

Transportonte emigrantë të paligjshëm në Greqi, në pranga 42-vjeçari. I sekuestrohen 6800 euro

October 6, 2026
Vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

Vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

October 6, 2026
Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

October 6, 2026
Fama që u kthye në ar: 10 yjet botërorë me pasuritë më të mëdha

Fama që u kthye në ar: 10 yjet botërorë me pasuritë më të mëdha

October 6, 2026
Kodi Penal, Gogu ndan mesazhin e gjyqtarit belg: Asnjë ndryshim nuk cenon luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Kodi Penal, Gogu ndan mesazhin e gjyqtarit belg: Asnjë ndryshim nuk cenon luftën kundër korrupsionit dhe krimit

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com