• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mund t’i shpëtonin jetën, fëmija u nxor i pari pa ndjenja”/ Flet i riu që u bë dëshmitar i ngjarjes në Berat: Nëse do ishin më shumë persona, do…

by Java News
28/06/2022 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një aksident tragjik i mori jetën nënë e bir mesditën e së hënës në Berat. 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj po udhëtonte me një makinë tip ML, së bashku me djalin e mitur, kur humbi kontrollin e mjetit dhe ra në ujërat e lumit Osum.

Aksidenti rezultoi fatal për nënë e bir, të cilët nuk mundën të mbijetonin dot pavarësisht se disa qytetarë vrapuan që t’i shpëtonin duke u munduar t’i nxirrnin nga makina.

Një i riu, i cili ishte në mesin e qytetarëve që tentuan të shpëtonin nënën dhe të birin e saj 6-vjeç, rrëfeu momentin e rëndë.

Ai tregoi se fillimisht u nxor nga makina fëmija, që ishte pa ndjenja. Ndërsa theksoi se nëse do ishin më shumë persona, do të kishin mundur të shpëtonin të paktën një prej viktimave.

I riu tregoi se ambulanca qëndroi matanë rrugës, ndërkohë që nuk diheshin se sa persona mund të ishin në automjetin e aksidentuar.

“Pashë momentin kur nxorën fëmijën të parin, ishte pa ndjenja. U preva shumë, ambulanca rrit këtu, ndërkohë trupat ishin matanë. Do dilnin njerëzit nga makina, si do i çonim matanë rrugës. Ishte absurde. Ambulanca e parë kaloi në lumë, tjetra këtu. Nuk dihej sa veta ishin në makinë. Kanë vdekur nga mbytja, se makina u fut ngadalë në lumë. Nuk arritëm të hapnim dyert, absolutisht jo. Makina ishte në një pozicion ku nuk dilnin dot. Ishim 5 veta, nëse do ishin dhe 10 të tjerë mund ta kishim kthyer makinën dhe t’i shpëtonim jetën, fëmijës ose mamasë”, tregoi i riu.

g.kosovari

Next Post
Debat dhe me deputetin e PS/ Akuzat e Braçes: Tregu kontrollohet nga 3-4 vetë, kemi lejuar abuzime të tmerrshme me çmimet. Afrimitet me…!

“Eeej booooll më”/ Braçe i revoltuar: Llogaritë e rreme nuk u japin të ardhura bujqve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com