• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mund të zbërthejë trekëndëshin e Bermudës”, Hoxha: Ja pse SPAK kërkon ta kthejë në bashkëpunëtor ‘Leksin e Druve’

by Java News
11/06/2024 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimin në Malpensa të Italisë së “Leksit të druve”, një personazh shumë të përfolur përgjatë viteve të fundit në zonën e Lezhës.

Artan Hoxha u shpreh ne emisionin “Te paekspozuarit” ne MCN se Aleks Ndreka, alias Aleksandër Deda është një person për të cilin SPAK ka interes.

Sipas Hoxhës, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka si qëllim që ta kthejë në një “të penduar” në mënyrë që të tregojë për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në Lezhë dhe jo vetëm.

“’Leksi i druve’ është personazh që u bë i rëndësishëm pas operacionit të fundit “Revanshi” me mbi 50 masa arresti. SPAK nuk u kufizua vetëm te bisedat e kriptuara, por duhet të kesh një dosje dhe asaj t’i bashkëngjitësh edhe bisedat e kriptuara që të marrin vlerë.

“Revanshi” nisi pas atentatit të bërë ndaj Aleksandër Dedës më mars 2022. Ky ka qëndruar kohët e fundit në Spanjë, por u kap në aeroportin e Malpensas. Ky është arrestuar për operacionin “Metamorfoza’ se akuzohet se ka krijuar kushtet për një atentat në Shkodër.

Është tentuar të vritet 3 herë me dron.

Ka patur miqësi me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka. Të ndërhynte te Durim Bami për të sqaruar rolin e tij për vrasjen e Aleksandër Ndokës.

Ndokët dyshojnë se ai ka qenë i përfshirë në vrasjen e Aleksandrit. Pas atentatit ai u mor në mbrojtje nga policia ndaj u tentua të vritej me dron. Ai ka dhënë informacione për SPAK-un për veten dhe për kundërshtarët e tij. SPAK kërkon që ta kthejë në bashkëpunëtor për ngjarjet që kanë ndodhur në “trekëndëshin e Bermundës”, Lezhë-Krujë-Shijak”, tha Hoxha.

Kush është “Leksi i druve”?

Aleksandër Deda, 47 vjeç, është një personazh i njohur në Lezhë, ku njihet si biznesmen. Deri para vitit 2020, emri i tij nuk ishte dëgjuar pasi nuk kishte pasur probleme me Policinë e Shtetit. Por kjo deri në dhjetor të atij viti, pasi ndaj tij u organizua një atentat që nuk do të ishte i pari për të. Disa të tjerë pasuan, madje një tentativë për vrasjen e tij u planifikua edhe me dron.

Me “çmontimin” e dosjes “Revanshi”, u zbulua edhe arsyeja se përse ndaj tij ishin organizuar disa prita për ta ekzekutuar. Arsyeja ishte se ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, dyshonte se “Leksi” kishte gisht në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandrit.

Për Ndokën, Ndreka dhe një biznesmen tjetër nga Lezha, tashmë i vrarë, Ardian Nikulaj kishin ‘pajtuar’ Durim Bamin për t’i ekzekutuar të vëllanë. Ndaj në dosje, zbulohen planet që Ndoka bënte për të hequr qafe “të fortin e Niklës”, por edhe Ndrekën.

Fillimisht në vitin 2020 në superstradën Lezhë-Laç, ai u plagos në gjoks me armë zjarri, më pas në mars të vitit 2022 u tentua sërish vrasja e tij, por shpëtoi nga një xhup i fryrë dhe me pupla, ndërsa më pas eliminimi i tij u tentua edhe me dron. Planet e thurura kundër tij nuk patën asnjëherë sukses./m.j

Next Post
‘Vetëvendosje’ sulmon Ramën: Kryeministri i Gjicit dhe i deputetes me 3 prokurorë, na flet për demokraci

Reagimi/ Rama nuk e takoi gjatë vizitës në Prishtinë, Albin Kurti: Raportet me të janë të mira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

February 11, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

February 11, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

4 vjet pushtim, Financial Times: Zelensky do të shpallë zgjedhjet dhe një referendum më 24 shkurt

February 11, 2026
Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

February 11, 2026
Sesioni i ri parlamentar, Basha-Berisha shkëmbejnë akuza: Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri

Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?

February 11, 2026
Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

February 11, 2026
Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

February 11, 2026
“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

February 11, 2026
Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

February 11, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Imuniteti funksional, imuniteti fizik dhe zhurma mediatike

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In