• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A mund të quhet shtet serioz Kosova?!

by Ben Andoni
24/01/2018 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Vështirë të thuash në ditët e sotme se Kosova mund të quhet shtet serioz. Keqardhja e njerëzve që e duan realisht funksionimin e saj dhe kanë luftuar për mëvetësimin e saj është e dyfishtë. E para se falë punës së kosovarëve dhe konjukturave gjeostrategjike është njohur nga më shumë se 100 shtete dhe e dyta (më e rëndësishmja) është sepse për Kosovën janë flijuar dhe është dhënë shumë gjak.

Ka një varg gjërash që të bëjnë ta shkruash këtë fjali pyetëse, porse më të rëndësishmet dihen. Sot e kësaj dite, Kosova po endet në një qerthull të pa fund, thjesht sepse pa u marrë mendimi i brendshëm dhe të bëhej konsultimi, autoritetet e saj nënshkruan Demarkacionin me Malin e Zi. Prej gati 2 vjetësh, Demarkacioni është kthyer në problematikën më të madhe të vendit, duke kondicionuar vizat e shtetit të vogël ndërkohë që varfëria, korrupsioni dhe krimi nuk njohin statistika të ulura.

Pak kohë më parë, Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli fliste për idenë e një zone ekonomike të lirë në Mitrovicë, duke i pataksur shqiptarët me logjikën e thjeshtë ekonomike, por aspak diplomatike dhe ca më pak politike, në një zonë të Kosovës, që tashmë nuk është e askujt! Shefi i Ekzekutivit të tij Ramush Haradinaj  vuri afate gati minimaliste për vizat dhe për problemet jetësore, por më shumë se të gjitha veproi për veten dhe shtoi rrogën me një justifikim tejet qesharak se paratë i duheshin për veshjet, që i kishte të pamjaftueshme prej obligimeve (!) ashtu si e ndërtoi qeverinë e Kosovës për Guinness sa i përket pjesëmarrjes së zëvendësministrave, plot 70 syresh.

Të shkojmë në një aspekt teknik, që i prek sërish kosovarët: dokumentet për termocentralin e ri përfshijnë 1.200 faqe, të hartuara në anglisht dhe nëse do besojmë median kosovare, në një nga klauzolat shkruhet se: nëse Kuvendi i saj nuk e miraton kontratën, Kosova është e detyruar t’i paguajë kompanisë ndërtuese 20 milionë euro dëmshpërblim!!!

E nuk mbaron këtu sepse Ministri i Zhvillimit Ekonomik Lluka sqaroi se kompania fituese do t’i investojë 30% të mjeteve e Kosova 70% për t’u bërë me TC. Jo shumë kohë më parë, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, theksoi se Kosova ka mungesë të burimeve të ripërtërishme dhe se nevojitet mobilizim në këtë aspekt. Sipas tyre, më e rëndësishme është financimi në burime të ripërtërishme sesa në ndërtimin e termocentraleve të reja!!! Me pak fjalë do paguajnë kosovarët 70% të një investimi kurse do të detyrohen të paguajnë edhe faturat e fryra të rrymës.

Një gjë e tillë shkoi edhe me vrasjen e fundit të politikanit serb, Oliver Ivanoviç, ku autoritetet kosovare u rrekën kush më pak e më shumë të tregonte miqësinë dhe të shprehte keqardhjen e thellë. Në fakt, ishin po këta zyrtarë që kanë qenë në dijeni të mëtimeve që kanë pasur shqiptarët ndaj të ndjerit për viktimat e shumta gjatë luftës.

Por nuk mbaron këtu. Krejt qesharake është ajo që po ndodh me përpjekjen për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Ndërkohë që Kuvendi kosovar nuk e proçedon dot në seancat e tij për shkak të mungesës së kuorumit, tashmë ajo do përcillet drejt Ekzekutivit. Dhe, paradoksi nuk mbaron këtu. Pak ditë më parë teksa kryetari i Kuvendit Kosovar dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli u shpreh për mos zhbërjen e Speciales, deputetëve të partisë së tij, që janë për zhbërjen nuk u ka bërë kurrë thirrje të tërhiqen.

Më tejet, Presidenti Hashim Thaçi tejet aktiv për zhbërjen duket se po luan me organizatat e UÇK-së që tashmë dalin hapur për zhbërjen dhe madje një përfaqësues i tyre shkoi deri në absurd kur ofendoi hapur ambasadorin amerikan me fjalën fyese si palaço. Të gjitha këto të bëjnë të mendosh realisht nëse ky shtet është apo jo vërtetë serioz në këtë dhjetë vjetor të ekzistencës së tij. (Javanews)

 

 

Next Post
Zaev dorëzon brenda 10 ditësh në Kuvend programin qeveritar

Maqedoni/ Presidenti s'dekretoi ligjin për gjuhën shqipe, me 29 janar votohet sërish në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In