• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të pimë birrë pasi kemi bërë sport ose palestër?

by Java News
05/07/2016 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gotë birrë me shokët në këtë kohë të nxehtë pas pune duket një ide mjaft e mirë. Por duhet të dini se pasi keni qenë në palestër apo keni bërë ushtrime fizike, kjo gjë nuk është e përshtatshme për fizikun tuaj…

Pas një ore stërvitjeje, në palestër apo në ajër të pastër, shumëkujt prej nesh mund t’i shkojë mendja për një birrë. Por a është veprim i zgjuar të pimë birrë në raste të tilla? Pasi djersijmë është mirë të pimë një gotë birrë apo më mirë të pimë thjesht ujë?

Shumë njerëz mendojnë se birra në këto raste mund të jetë një pije e mirë për të rimarrë energjitë e humbura, pasi përmban karbohidrate. Megjithatë, ajo çfarë trupi ynë ka nevojë pas ushtrimit është hidratimi. Kështu që alkooli mund të japë plotësisht efektin e kundërt.

Nëse doni patjetër të pini birrë, ju këshillojmë të konsumoni një birrë të lehtë me shumë pak alkool, por pas saj të pini ujë, si dhe të ushqeheni në mënyrën e duhur.

Këshilla më e mirë është të hidratoheni me ujë dhe të konsumoni proteina që treten lehtë, siç mund të jetë kosi me pak yndyrë, së bashku me një ushqim që është burim karbohidratesh, për shembull një banane. Në këtë mënyrë ju do ta merrni veten lehtë dhe shëndetshëm pas ushtrimeve në palestër. Më poshtë gjeni të renditura disa nga ushqimet që rekomandohen t’i konsumoni pas palestrës:

Avokado

Të japin energji dhe duhet t’i konsumoni para dhe pas stërvitjes. Mund t’i hani në sallatë ose si frutë.

Mandarinat

Janë fruta me vitamina esenciale dhe të japin shumë energji.

Kosi

Proteinat ndihmojnë në rigjenerimin e muskujve. Kosi grek ose, siç njihet ndryshe, kosi me yndyrë, nuk është një zgjedhje e keqe në qoftë se hani pa e tepruar.

Mishi

Pas stërvitjes një biftek është ushqimi i vetëm që mund t’ju kënaqë. Peshat e rënda dëmtojnë muskujt dhe mishi i kuq ju ndihmon për t’i riparuar.

Shalqi

Kjo frutë përmban një nivel të lartë uji. Gjithashtu duke ngrënë shalqi mund të përfitoni sheqernat që trupi ka nevojë dhe i keni humbur gjatë stërvitjes.

Bajamet

Ju ndihmojnë sa herë që ndiheni të uritur sepse kanë proteina. Por bajamet dhe gjalpin e tyre duhet ta konsumoni në pjesë të vogla.

Tërshëra

Është një ushqim që përgatitet shpejt dhe ka shumë fibra. Mund të shoqërohet me arra ose fruta. Tërshëra ju ndihmon për të tretur më thjesht ushqimet e konsumuara.

Vezë

Vezët janë të pasura me proteina, yndyra të shëndetshme dhe vitamina. Ato ju japin energji.

Lakra jeshile

Është një nga perimet më të shëndetshme. Ajo ju ndihmon në uljen e kolesterolit dhe shmang prekjen nga kanceri./shqip/a.k

Next Post

BMW bashkëpunon me Intel dhe Mobileye për të krijuar makinat me vetë-ngarje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In