• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Mund të ketë sulme të hakerave rusë në zgjedhje’, shërbimet sekrete gjermane ngrënë alarmin

by Java News
16/07/2017 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fushatën elektorale në Gjermani shërbimet sekrete parashikojnë që mund të ketë sulme të hakerave nga Rusia ndaj politikanëve në garë. Të ashtuquajturat fabrika troll përhapin lajme të rreme për manipulim opinion. Ekspertët rusë të shërbimeve sekrete mendojnë, se Kremlini planifikon të influencojë në zgjedhjet për Bundestagun në Gjermani, shkruan Detusche Welle.

Ngjashëm si në Francë e në SHBA hackerat rusë mund të përpiqen të sulmojnë kandidatët për të influencuar zgjedhjet. “Pawn Storm”, “APT28” dhe “Cozy Bear” quhen grupet e hakerave, që qendrojnë pas sulmuesve të Emmanuel Macron dhe Hillary Clinton, mësohet nga informacionet e ekspertëve të sigurisë kibernetike që janë të afërt me qeverinë ruse. Në kulmin e fushatës elektorale në Francë e në SHBA ata qëllimisht publikuan informacione, që synonin dëmtimin e kandidatëve. Edhe me ndihmën e fabrikave të ashuquajtura troll, Rusia ka përhapur qëllimisht lajme të reme, për të manipuluar mendimin e zgjedhësve.

Qeverisja e klikimeve

Kjo botë qeveriset prej klikimeve dhe gjithnjë e më pak prej ligjeve. Kështu mendon Alexander Varskoj, i cili qysh prej njëzet vjetësh është aktiv në skenën e hakerave rusë. Bota e tij përbëhet nga të dhëna, kode dhe fjalëkalime. Ai është vazhdimisht në kërkim të zbulimit dhe informacioneve delikate. “Si haker mua nuk më duhet kombësia. Unë jam pjesë e një subkulture.” Pra kjo do të thotë që ata mund të hyjnë në botën e tjetrit. Por haker dhe leaks nuk janë ilegale, thotë Aleksander Varskoj. Këto janë pjesë përbërëse e botës digjitale. “Të gjitha të dhënat janë me akses. Asgjë nuk është e mbrotjur vërtetë. Ky është edhe kuptimi i internetit. Ashtu si shkuma në ujin që zien dhe derdhet jashtë tenxheres, edhe të dhënat na rrethojnë në ngado.”

Manipulimet ruse

Alexander Varskoj e di, që të dhënat manipulohen, që Rusia konsiderohet si superfuqi në botën kibernetike dhe e mbron influencën e saj. Ai vet nuk merr mandat, na thotë. Por është evidente, që politikanët nuk janë të kujdesshëm me të dhënat e tyre.

“Janë të dhëna në masë. Për të gjetur p.sh. një fjalëkalim, unë jap një komandë kërkimi. Këtu ne kemi tani të dhënat e një platforme në rrjetet sociale. Këtë mund ta gjejë kushdo. Ato janë pothuajse të pambrojtura”, thotë Vraskoj.

Ky është mendim ekspertësh nga skena gjigante ruse e hakerave. Shërbimet sekrete dhe ekspertët gjermanë janë të alarmuar. Ata u druhen sulmeve ndaj të dhënave dhe viruseve të kompjuterave pikërisht tani në fushatën elektorale gjermane. Edhe në të shkuarën janë sulmuarme viruse dhe janë cënuar të dhënat në kompjuterat e politikanëve gjermanë.”

Trollët

Por nuk ka sulme vetëm ndaj të dhënave, por edhe ndaj opinionit publik. Në një godinë në Shën Peterburg ka zyrtarisht selinë një “Agjenci për hulumtimet në internet”. Por në të vërtetë dyshohet që pas kësaj fshihet një qendër e propagandës online të qeverisë ruse, e quajtur fabrika troll. Trollët janë përdorues të internetit, që përmes komenteve të tyre manipulojnë diskutimet online dhe kësisoj nxisin konflikte. Gazetarja Ludmila Savtschuk është futur në mesin e punonjësve të kësaj agjencie për të zbuluar se si kundrejt pagesës këtu krijohen opinione në rrjet.

“Një numër gjigant punonjësish prodhon këtu në një kohë rekord komente, postime, fotografi dhe video. Ata mandatohen direkt në kompjuterin e tyre pa e ditur nga i vjen porosia. Por atyre u jepen udhëzime të sakta, se ku duhet vendosur theksi dhe çfarë konkluzioni duhet nxjerrë. Shkurt atyre u serviret në mënyrë precize mendimi i paguar, që duhet të japin.”

Synimi është të përhapet fryma kundër SHBA-së dhe të influencohet ndaj konfliktit në Ukrainë e minoriteteve ruse në Europë, thotë Ludmilla Savtschuk. Punonjësit janë në përgjithësi të rinj, akademikë të papunë. “Njerëzit, që punojnë si trolle, nuk njohin kufij. Ata fshihen pas maskave, pas accounteve falso dhe mendojnë, që kanë të drejtë të thonë gjithçka. Për mua ky është ekstremizëm i papërgjegjshëm dhe nxitje e urrejtjes”, vëren gazetarja Savtschuk.

Lajme të rreme, viruse apo vjedhje e të dhënave përdoren si armë edhe në Gjermani. Ekspertët e sigurisë kanë mundur t’i gjejnë gjurmët vazhdimisht në Rusi. Ndaj shërbimet sekrete gjermane janë të përgatitura. Hakeri Alexander Varskoj mendon, se kjo ka pasur efekt. “Zgjedhjet për Bundestagun? Gjermanët mund të jenë të qetë, sepse kanë programe super për mbrojtjen.” Por sidoqoftë është e vështirë që të ndalen hakerat, që në Moskë punojnë për shërbimet sekrete.

Next Post
Fier/ Aksidentohet punëtori i kompanisë që ndërtonte ujësjellësin, ndërron jetë 57-vjeçari

Tropojani plagos me thikë palestinezin, ngjarja në një lokal në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In