• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A mund të ketë një 1 prill të dytë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës?!

by S M
15/03/2018 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Pranverë 2013. Mandati PD-LSI po i drejtohej fundit. Berisha dhe Meta, kurrë konfliktualë me njëri-tjetrin (as pas ndarjes), e kishin të qartë se rrugëtimi i tyre katërvjeçar kishte ardhur në një pikë fundore. Ishte një martesë e konsumuar në heshtje, pa sherre dhe tensione.

LSI dhe Ilir Meta po shihnin për kontratën e re të bashkëqeverisjes dhe për një përkim mëse të imagjinueshëm rrethanash dhe interesash, kjo martesë e re politike kishte vetëm një emër: PS dhe Edi Rama. Stina e vogël e negociatave nuk kishte nevojë të shtyhej gjatë: Meta e dinte se nuk rrinte dot më me Berishën, kurse Rama e kishte të qartë se numerikisht e kishte thuajse të pamundur të thyente në zgjedhje dyshen PD-LSI. Një llogari e vlefshme për atë kohë, por që katër vjet më vonë u provua jo e vërtetë.

Ceremonia e famshme e Shkodrës, që kurorëzoi aleancën e re elektorale të vitit 2013, ka mbetur e fiksuar në një numër të madh fotosh e kujtimesh. Gjuhët malinje thanë asokohe se u deshën sërish emisarë nga Serbia për të bashkuar të majtën shqiptare (duke aluduar për praninë e ish-presidentit Tadiç). Përtej kësaj batute, Rama dhe Meta hynë të ndrojtur dhe pa shumë entusiazëm në atë stinë bashkëpunimi, e cila u mbyll edhe një herë natyrshëm në pranverën e katër vjetëve më vonë.

Kush kujton sjelljen e LSI gjatë ditëve të Çadrës dhe refuzimin e përsëritur të ish-kryetarit Meta (të zgjedhur president me votat e PS), për të thënë “Po” ndaj ftesës së Ramës për një tjetër katërvjeçar bashkëqeverisjeje, e ka mëse të qartë se mes dy partive nuk kishte më as simpati dhe as empati. Por vetëm antipati. Dhe siç dihet, kjo e fundit prodhon shpesh ndarje dhe armiqësi.

Sot, kur kanë nisur të dëgjohen edhe një herë fjalët për një ribashkim të PS dhe LSI, duke përmendur emisarë që paskan hyrë në këtë demarsh për një krushqi të dytë si ajo e 1 prillit 2013, duhen llogaritur më parë motivet potenciale që e justifikojnë ose e hedhin poshtë një proces të tillë. I cili, në kushtet aktuale, tingëllon tërësisht jonatyror dhe jologjik. Dhe ja përse.

Një akord palësh bëhet kur në mes qëndrojnë interesa të përbashkëta. Thënë ndryshe, kur të dyja palëve ju duhet partneriteti, për të arritur një synim të caktuar. Ngado që ta shohësh, ky nuk është më rasti, kur flitet për PS-në e sotme. Kuptueshëm, LSI-së i duhet në letër një afrim i ri me Ramën, për një mijë arsye që lidhen me dinamikën e zhvillimeve pas zgjedhjeve. Kurse vetë kryeministrit as nuk ka se çfarë i duhet afrimi me Metën dhe Kryemadhin në këtë moment. Përveçse për të marrë mbi vete edhe një herë më tepër, përtej kostove të veta, edhe ato të një partie e cila e ka ende shumë prezente “damkën” e bashkëqeverisjeve me PD e PS në tetë vitet e fundit.

Fitorja vetmitare e zgjedhjeve në 25 qershor nga Rama, zhvlerësoi jo vetëm peshën dhe rolin “strategjik dhe të pazëvendësueshëm” që kishte pasur deri pak javë më parë Ilir Meta, por deri edhe mandatet e pakta të PDIU pas zgjedhjeve. Të gjithë aleatët e PS të para 25 qershorit, e panë veten të zhvlerësuar në bursën politike shqiptare, për arsyen e thjeshtë të fitores së 74 mandateve nga PS.

Shifrat janë ato që përcaktojnë fituesit dhe humbësit në politikë. Dhe në funksion të shifrave, por edhe të situatës dramatike ku ndodhet sot e gjithë opozita, përfshirë edhe LSI, një dreq e di se çfarë do t’i duhej Edi Ramës një krushqi me një barrë llafe e pakënaqësira nga pas, me partinë me të cilën e ndan tashmë një det i madh sulmesh e sharjesh nga më ekstremet. Jo se nuk kemi parë të kapërdihen fjalët e rënda, mllefet dhe mëritë mes partive, por sepse mbi të gjitha, socialistët nuk kanë asnjë interes për një 1 prill të dytë me LSI. Kjo është më shumë një nevojë urgjente e partisë së Kryemadhit, për të dalë nga impasi ku e ka futur veten LSI, në një malore të vështirë opozitare, për të cilën duket kjo parti është krejt e papërgatitur.

Skena politike shqiptare ka tashmë një panoramë të qartë numerike mes qeverisësve dhe opozitarëve. Është korrekte dhe në të mirë të vendit, që këto dy panele të përballen fort në rrugë institucionale dhe kur të vijë dita, edhe me votë. Por është krejt e pështirë dhe e pabesë ndaj votës së zgjedhësve shqiptarë, që atë që ndërtuan me vota, partitë ta rrafshojnë dhe ta ribëjnë sipas qejfit të tyre natën dhe me kulisa. Zgjedhjet e fundit thanë se Edi Rama duhet të qeverisë dhe se Lulzim Basha e Monika Kryemadhi duhet të bëjnë opozitën e pushtetit. Të tjerat janë hilera./Javanews.al/

Next Post
Makina përplas motoçikletën, një i vdekur në Kuçovë

Pamje të rënda/ Motori përplaset me trafikndarësen, ndërron jetë drejtuesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Do të ishte ndryshe sikur lopët të shiteshin me metër katror

June 24, 2026
Corriere della Sera: Tavolara Bay, resorti i miliarderëve në Sardenjë, çfarë fshihet pas klauzolës për ndihmë nga shteti

Corriere della Sera: Tavolara Bay, resorti i miliarderëve në Sardenjë, çfarë fshihet pas klauzolës për ndihmë nga shteti

June 24, 2026
Lamallari në selinë e Europol në Hagë: Shqipëria, partner i besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar

Lamallari në selinë e Europol në Hagë: Shqipëria, partner i besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar

June 24, 2026
“Në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi”, debat mes Boçit dhe Isait: Më 21 janar protestohej dhe vritej!

“Në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi”, debat mes Boçit dhe Isait: Më 21 janar protestohej dhe vritej!

June 24, 2026
RCC dhe OSBE kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë për sigurinë në Ballkan

RCC dhe OSBE kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë për sigurinë në Ballkan

June 24, 2026
Përdorën pamjet e Kakomesë, si mediat botërore ranë pre e lajmeve të rreme për investimet në Sazan dhe Zvërnec

Përdorën pamjet e Kakomesë, si mediat botërore ranë pre e lajmeve të rreme për investimet në Sazan dhe Zvërnec

June 24, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kosova refuzoi projektin amerikan të gazit, ngrihen pikëpyetje për planin energjetik të qeverisë Kurti

June 24, 2026
Debate për ndarjen e re territoriale, opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

Debate për ndarjen e re territoriale, opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

June 24, 2026
Qytetarja nga Kosova e njohur për foto dhe aktivitete me zyrtarë iranianë, i bashkohet protestës kundër Ramës: Duam Kurtin!

Qytetarja nga Kosova e njohur për foto dhe aktivitete me zyrtarë iranianë, i bashkohet protestës kundër Ramës: Duam Kurtin!

June 24, 2026
“Ai ishte shumë ofendues”, Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trump

“Ai ishte shumë ofendues”, Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trump

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In