• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A mund të jetë Kavaja bankoprova e 18 Qershorit?

by Ardit Rada
04/05/2017 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Ndërsa pak orë na ndajnë nga zgjedhjet e parakohëshme të Kavajës, Partia Demokratike duket se nuk ka asnjë tërheqje nga kërcënimi për protestën që ajo e cilëson si mbarëpopullore. Krahas takimeve me ambasadorë apo dhe me vetë kryeministrin Rama, Lulzim Basha u ka dhënë edhe porositë e fundit aleatëve dhe krerëve të PD në rrethe përsa i përket organizimit të tubimit më 7 Maj në Kavajë.

Tentativa në fjalë me shumë gjasë do përpiqet të tregojë një PD më të madhe, ndryshe nga dita e bllokimit të rrugëve në vend, ku pjesëmarrja të linte për të dëshiruar. Megjithatë përpjekja për të treguar se Kavaja është një paralajmërim edhe për 18 qershorin duket si një krahasim i lidhur artificialisht. Dy data që nuk kanë asnjë lidhje po shfrytëzohen për presion vetëm për faktin se kanë rastisur njëra pas tjetrës. Pra për hir të 18 Qershorit të zgjedhjeve të përgjithëshme, do të “digjet” Kavaja që mbeti pa kryetar.

Sa i përket rastit të Kavajës, shkarkimi i Elvis Rroshit nga detyra dhe zgjedhjet e parakohëshme në Bashki i dhanë dy mundësi opozitës së kryesuar nga Basha. Së pari, largimi nga detyra i ish-kryebashkiakut të sulmuar prej kohësh nga PD mund të cilësohej si një fitore nga kjo e fundit dhe kaq mjafton në debatin politik. Dhe së dyti, i hapi rrugën Lulzim Bashës të hyjë në zgjedhjet e Kavajës, bastionit të pathyeshëm të demokratëve deri në momentin kur në garë hyri Elvis Rroshi.

Megjithatë, për t’iu përmbajtur kërcënimit për 18 qershorin, opozita e çorientuar e Lulzim Bashës do përpiqet të tregojë më shumë sesa akte dhune, një pjesëmarrje të gjerë në Kavajë si shenjë e zërit qytetar në masë kundër qeverisë. Kreu i demokratëve në asnjë moment nuk ka sqaruar formën e protestës dhe mjetet e pengimit të qytetarëve për të votuar më 7 Maj.

Sulmi ndaj zgjedhjeve në Kavajë mund të shihet edhe si një hakmarrje ndaj kësaj bashkie, që përveçse nuk e kanë votuar PD-në në dy palë zgjedhje lokale, kanë refuzuar të votojnë edhe PD si subjekt në zgjedhjet e fundit të përgjithshme. Bëhet fjalë për Kavajën, qytetin ku historikisht dilte deputet Sali Berisha. Kavajën, ku Lulzim Basha do të mbledhë “armatat paqësore”, edhe pse prej ditësh është në një tryezë dialogu ballë përballë Ramës. Tryezë nga e cila shpreson të dalë fitimtar, që të dalë pas 75 ditësh edhe nga çadra. /JavaNews

Next Post
”Mund të ketë sulme terroriste për Pashkë”, deklarata e ambasadës së SHBA mobilizon policinë

Zgjedhjet në Kavajë, policia nën vëzhgim personat e dyshimtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In