• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Mund të ishim jashtëzakonisht më keq”/ Kreu i Shëndetësisë në SHBA fajëson hapur Kinën: Nuk kemi dështuar, por ja çfarë rreziku vjen

by Java News
18/05/2020 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën për nga numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 me gjithsej 90 mijë të vdekur, por kreu i Shëndetësisë Aleks Azar hodhi poshtë të dielën pikëpamje sipas të cilave qeveria ka dështuar.

“Mund të kishte qenë jashtëzakonisht më keq“, tha Azar.

Në një postim në twitter Presidenti Donald Trump shkruante “jemi shumë mirë nga pikëpamja mjekësore për sa i takon zgjidhjes së situatës që ka krijuar koronavirusi!”

Azar tha se gjatë dy muajve të fundit SHBA ishte “në gjendje ta rrafshonte kurbën” e numrit të rasteve me koronavirus në mënyrë që t’u jepte punonjësve të kujdesit shëndetësor një shans për t’u marrë me numrin e madh të pacientëve në terapi intensive.

“Ndërsa barra ka qenë tragjike dhe e rëndë, ajo ishte e kontrollueshme“, tha ai.

Megjithatë shtoi ai “kemi rreziqe më të mëdha shëndetësore këtu në Shtetet e Bashkuara, që lidhen me njerëzit obezë, ose me presion të lartë të gjakut e diabetikë.

Por ndërsa numri i vdekjeve nga koronavirusi parashikohet të arrijë në 147,000 deri në muajin gusht zoti Azar tha se “jemi në pozita që mund të rihapim bizneset në vend.

Pothuajse të gjitha përveç dy prej 50 shteteve kanë lehtësuar kufizimet për rihapjen e bizneseve, dyqaneve, restoranteve dhe fabrikave, megjithëse shpesh me rekomandime për distancim të vazhdueshëm fizik me të paktën dy metra mes njerëzve si mbajtje të maskave. Zoti Azar tha se “mbyllja do të shkaktonte shqetësime serioze shëndetësore”.

“Duhet t’i nxehim sërisht motorët e ekonomisë“, tha ai.

Por rihapja e bareve dhe restoranteve në disa shtete si Ohajo dhe Wiskonsin ka çuar në grumbullime masive njerëzish sikur të mos kishte asnjë shqetësim që lidhet me shëndetin publik. Guvernatori i Ohajos Mike DeWine, atje ku turmat e njerëzve kanë injoruar udhëzimet për distancimin fizik, u kërkoi qytetarë të vazhdojnë të ruajnë distancën.

“Duhet kujdes për të parandaluar një shpërthim të ri të pandemisë“, tha ai. “Hapja e shkollave në gusht varet nga ajo që ne po bëjmë tani, është në duart e të gjithëve“, shtoi ai.

Guvernatori i Kalifornisë, shteti më i madhi i vendit, tha se 75 për qind e ekonomisë së shtetit është rihapur, por masat paraprake duhet të respektohen.

Këshilltari për Tregtinë në Shtëpinë e Bardhë Peter Navarro, sikurse Trump, fajësoi Kinën për përhapjen e virusit nga Wuhani në Evropë dhe më pas në Shtetet e Bashkuara.

“Po, fajësoj kinezët”, tha Navarro për “ABC News”. Ai tha se Pekini, “nën mburojën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ia fshehu botës virusin për dy muaj”, “Ata mund ta kishin mbajtur atë në Wuhan” tha ai. “Përkundrazi u shndërua në pandemi”. VOA

g.kosovari

Next Post
Konfirmohet akuza e SHBA, Kina shkatërroi kampionet e para të koronavirusit

Konfirmohet akuza e SHBA, Kina shkatërroi kampionet e para të koronavirusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In