• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Mulleti pagoi udhëtimin e Berishës në varrimin e Nënë Terezës”

by A R
06/04/2016 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- truproja personale e Sali Berishës, Izet Haxhia zbulon detaje të reja për sa i përket lidhjes së shqiptarit të “Panama Papers”, Ismail Mulleti me Partinë Demokratie dhe Sali Berishën. Sipas Izet Haxhisë, Mulleti është një ndër sponsorizuesit kryesorë të Berishës për shumë vite

Ai tregon se Mulleti pagoi 12 mijë dollarë për udhëtimin e Berishës në Indi për varrimin e Nënë Terezës.

“Po i kthehem edhe njëherë personit të përfshirë në skandalın “Panama papers”, Il Mulleti siç njihet në rrethin e tij të afërt ka qenë kasaforta e fshehtë e PD-së. Në vitet e pushtetit të saj të parë dhe më vonë, të gjitha pagesat e dyshimta janë bërë nëpërmjet këtij personi. Po i kujtoj vetëm një rast marshallit, paratë e udhëtimit tuaj për të shkuar në varrimin e Nënë Terezës në Kalkuta të Indisë që kapnin shumën 12 mijë dollarë janë bërë nga Il Mulleti, sepse në atë kohë arka e PD-së ishte boshatisur nga ata që e drejtuan deri në zgjedhjet e ‘97.

Ky person është sponsorizuesi i bombës tek firma “VEFA”, në shkurt të ‘96 dhe njëkohësisht vëllai i tij më vonë i vrarë në Vlorë mesa më kujtohet, së bashku me killerin Anton Gjergji janë vendosësit dhe shpërthyesit e kësaj bombe. Në vitet e mëvonshme “Il mulleti” punsëoi afër vetes Rasim Boriçin, që është nipi i Agim shehut dhe drejtuesi i njësisë “antikrim” të krijuar në vitin ‘94 nën petkun e repartit antidroge që edhe pas ardhjes në pushtet të të majtëve në ‘97 vazhdoi ilegalisht veprimtarinë e saj për interesat kriminale të marshallit.

Kjo njësi antikrim u përfshi në valën e atentateve dhe vrasjeve në Tropojë me bekımın dhe porosinë e marshallit. Il mulleti ka qenë sponsorizuesi numër një i këtyre atentateve me mina të telekomanduara të blera në Shkodër me nga gjashtë mijë marka copën. Ky person sëbashku me Rasim Boriçin bënin përcjelljen e komandos që shkonte në Tropojë për të kryer atentate ndaj Haklajve duke i siguruar mjetet lëvizëse dhe armatimin modern që nga minat e telekomanduara e deri tek snajperat e kolauduar.

Të gjithë fijet dhe transferat e parave të pista që ka bërë marshalli dhe eksponentë të tjerë të PD-së si Pollo, Tritan Shehu apo të tjerë kanë kaluar nëpër duart e Il mulleti”, shkruan Izet Haxhia.

Next Post

PD kërkesë Kuvendit: Hetim plaçkitjes së 500 mln eurove nga Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In