• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mul Çami donte hakmarrje se e rrahën”/ Dëshmia e Indrit Beqirajt: Tritolin e shita tek Aldo Mamaqi ndërsa…

by
12/10/2022 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore nga rrëfimi i Indrit Beqirajt, i cili ka treguar sesi i merrte porositë për vrasje. Sot, në emisionin “Në shënjestër”, Beqiraj tregon për rastin e ushtarakut, Altin Celami, i cili gjithashtu u arrestua në kuadër të operacionit ‘Porositësi’. Sipas dosjes hetimore mësohet se Celami del se u siguronte armë, vrasësve me pagesë. Në rastin e Flamur Bejkos, kishte kërkuar një atentat me eksploziv. Por edhe në këtë rast, Indrit Beqiraj u tërhoq në momentin e fundit, duke u kursyer jetën dy vëllezërve.

“Unë qëndrova i mbyllur derisa Kasandri ra në burg dhe Arben Mërkuri u vra nga persona që nuk i njoh. Gjatë kësaj periudhës që qëndrova i mbyllur më është afruar shtetasi Flamur Bejko që quhet edhe Mul Çami, polic tek burgu në Durrës. Ai kishte një problem me dy vëllezër nga Çezma e Ferrës, të cilët e kishin rrahur, dhe më kërkonte që ti dëmtoja. Për këtë gjatë muajit nëntor 2021, më dha 1 500 euro për të blerë një pistoletë. Unë e bleva pistoletën. Ai nuk e mori, por ma la mua. Muli më ka treguar banesën ku jetojnë këto dy djemtë, pas Drejtorisë së Policisë Durrës. Sipas Mulit ata i kishin borxh një shumë parash, por nuk ia kishin dhënë paratë. Gjatë kohës që po bisedoja me Mulin, njoha nga Përparim Guza edhe Pëllumb Hoxhën dhe Jeti Hoxhën. Ku njëri është nga Fushë- Kruja dhe tjetri nga Bulqiza. Ata më sollën një sasi tritoli. Tritolin e herës së parë e kam shitur tek shtetasi Aldo Mamaqi për 2 500 euro. Në rastin e parë unë i thashë Mulit që tritolin vëllezërve t’ua vendosim atyre tek banesa. Në fakt e gënjeva, pasi unë tritolin e kisha shitur. Ndërsa Mulit i thashë se nuk plasi. Jeti më solli edhe 4 kilogramë të tjerë. U shkëputa nga Muli me justifikimin nuk do e bëja dot punën, po në fakt nuk merresha fare me atë,”- shtoi Beqiraj.

Dëshmia e Beqirajt vjen pas arrestimit të 3 tetorit. Në fakt e gjitha i faturohet një rastësie, ku dy vëllezërit ishin nisur për atentat ndaj Landi Muharremit i njohur si “Rrumi”. Por në rrugë e sipër ata u përplasën me njerëzit e Rrumit, që morën peng për disa orë Indrit Beqirajn. Në dosje nuk thuhet shkaku i pengmarrjes dhe sherrit mes tyre, por përmes këtij rrëfimi nis gjithçka dhe vëllezërit vetëofrohen si të penduar duke zbërthyer të gjithë grupin kriminal ku ishin pjesë dhe nga i cili kishin marrë porosi për të paktën katër vrasje në Tiranë dhe Durrës. Pasi kanë parë Policinë, ata janë detyruar të lënë të lirë Beqirajn dhe më pas ky konflikt ka sjellë edhe rrëfimin e dy vëllezëve, 32 dhe 38 vjeç. Bashkë me ta, Policia arrestoi edhe 13 persona të tjerë. Grupi akuzohen për grup të strukturuar kriminal ndërsa akuzohen për dy vrasje dhe 3 atentate. Ata akuzohen për vrasjen e Erion çelës, i cili u ngatërrua dhe ishte shënjestra e gabuar pasi Kevin Zeneli kërkonte të vriste Geron Hasanbelliun. Më pas, ata akuzohen se vranë në bashkëpunim Arben Mërkurin alias Maneci, pasi kishin marrë porosi nga Kasandër Noga. Kumbari kryesor i operacionit është Kasandër Noga që ndodhet në burg në Belgjikë. Noga ka një hasmëri me Erion Hasanbelliut që nis që prej viteve 2000 e kulmoi me masakrën e Sanatoriumit. Pjesë e grupit janë edhe një oficer policie burgjesh, Flamur Bejko që iu dha 3500 euro për vrasjen e Saimir Zotkajt dhe një personi tjetër të identifikuar si I.H.

/e.d

Next Post
Vajza iu mbyt në Sarandë/ Babai i 29-vjeçares angleze: Nuk do largohem nga Shqipëria deri sa të…

Vajza iu mbyt në Sarandë/ Babai i 29-vjeçares angleze: Nuk do largohem nga Shqipëria deri sa të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In