Largimi nga Tirana nuk ishte i lehtë, aq më shumë përshtatja te një klub i madh si Legia e Varshavës, por tashmë, Ernest Muçi është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm në klubin polak, një beniamin për tifozët dhe një “xhevahir” për trajnerin. Së fundmi, emri i Muçit po lidhet fuqishëm me një transferim të mundshëm në La Liga, aty ku Celta Vigo është gati të investojë deri në 4 milionë euro për të siguruar kartonin e tij. Dy vite më parë, Legia investojë 500 mijë euro për ta blerë nga Tirana, ndërsa bardheblutë arritën të mbajnë edhe 10% të kartonit.
Në rast se ky transferohet do të realizohet, kryeqytetasit do të përfitonin edhe 400 mijë euro të tjera. Në lidhje me këtë temë, së fundmi është pyetur edhe trajneri i Legia-s, Kosta Runjaiç:
“Ernest Muçi është një lojtar shumë i ri dhe interesant. Mund të bëni shaka se nëse e shesim për 25 milionë mund të sjellim katër lojtarë në skuadër. Në çështje të tilla, është më mirë të kontaktoni Jazek Zielinskin, (duke iu referuar drejtorit sportiv të ekipit që merret me merkaton). Transferimet janë pjesë e biznesit, por duhet të kujtojmë se ne jemi Legia e Varshavës, synimi ynë është të forcojmë ekipin, jo ta dobësojmë atë. Do të shohim se si do të shkojë në fund të kësaj merkatoje, theksoi trajneri i Legias. Muçi ka një kontratë me klubin polak deri në 2025. P.E.