• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Muçaj: Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, drejt vënies në funksion më 2027! Vorë-Hani i Hotit e Durrës-Rrogozhinë, deri më 2030

by A. Q
24/09/2026 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hekurudha Tiranë-Durrës dhe lidhja me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit synohen të vihen në funksion gjatë vitit 2027. Afati është bërë i ditur nga zv/ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj gjatë emisionit në TV SCAN, ku ajo foli për ecurinë e projekteve kryesore hekurudhore dhe objektivat e vendit tonë për integrimin në rrjetin evropian të transportit, brenda vitit 2030.

“2030-a për ne, për pjesën e projekteve siç është Tiranë-Durrësi dhe lidhja me aeroportin e Tiranës, patjetër që është një realitet dhe ne shpresojmë që 2027-a të na gjejë me një linjë hekurudhore të rehabilituar. Ndërkohë për segmentet shtesë, pra për 4 km për kthimin e stacionit të trenit në Tiranë, ka një segmentim po themi. Por që Tiranë-Durrësi dhe lidhjen me aeroportin, brenda 2027-ës urojmë ta kemi në funksionim, përveç elementeve të paparashikuar që nuk i shohim për momentin. Ndërkohë ka një progres të jashtëzakonshëm në kuptimin e kontraktimit, të gjitha procedurave të brendshme”, tha Muçaj.

Ndërkohë, për dy projektet e tjera hekurudhore, Vorë–Hani i Hotit dhe Durrës–Rrogozhinë, objektivi është përfundimi brenda vitit 2030. Zv.ministrja theksoi se realizimi i tyre do të varet edhe nga ecuria teknike e punimeve, ndërsa procedurat e kontraktimit kanë shënuar progres.

“Për sa i përket çështjes së Vorë-Hani i Hotit, edhe aty ne kemi një parashikueshmëri brenda 2030-ës, pasi duam ta konsiderojmë për momentin. Gjithmonë me tolerancën që thamë kryesisht të karakterit teknik që ajo të realizohet. Pra ne kemi një angazhim të plotë në mënyrë që pjesa e implementimit të mos gjejë pengesa dhe të mund të realizohet. Durrës-Rrogozhina ka një planifikim dhe ajo drejt 2030-ës dhe ndërkohë të gjitha këto elementë pra, brenda 2030-ës ne mendojmë se do të kemi produkte të prekshme dhe përpara madje për segmentet që diskutuam, për qytetarët shqiptarë”, tha Muçaj.

Përtej investimeve, zv.ministrja bëri të ditur edhe objektivat e ministrisë për kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian e më specifikisht për Kapitullin 14, për Politikën e Transportit dhe Kapitulli 21, për Rrjetet Transeuropiane.

“Ne mendojmë që në fakt brenda marsit të vitit që vjen, pra në 2027-ën, kapitulli 14 do të jetë nga pikëpamja teknike i mbyllur për sa i takon Shqipërisë, pra anës tonë. Kuptohet që jemi 2 në këtë “tango”, pra është Komisioni Evropian nga ana tjetër që vjen me pjesën e vlerësimit, konsideratave të veta për procesin dhe kjo është mëse normale. Për kapitullin 21 madje, kemi një përgatitje dhe më paraprake dhe shpresojmë shumë që brenda këtij viti ne të kemi konsiderata pozitive nga Bashkimi Evropian”, tha Muçaj.

Next Post
“Po përdor postin për shantazh“- Berisha merr në mbrojtje gazetaren Lala, dënon deklaratën e Hysenit: Më vonë mund të shantazhojë edhe prokurorët

“Po përdor postin për shantazh“- Berisha merr në mbrojtje gazetaren Lala, dënon deklaratën e Hysenit: Më vonë mund të shantazhojë edhe prokurorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

September 24, 2026
“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

September 24, 2026
Ambasador Mazi: BE-ja dhe Integrimi i Ballkanit gjatë presidencës hungareze

“Rendi i vjetër botëror ka mbaruar, po hyjmë në një epokë shkatërrimi konstruktiv”

September 24, 2026
Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

September 24, 2026
Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

September 24, 2026
Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

September 24, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Ish-shefja e SHISH në hetim, Presidenti pritet të mbledhë Këshillin Sigurisë Kombëtare

September 24, 2026
Vidhen të dhënat e FBI-së, i japin një javë kohë agjencisë që të shuajë cilësimin e tyre si kërcënim

Vidhen të dhënat e FBI-së, i japin një javë kohë agjencisë që të shuajë cilësimin e tyre si kërcënim

September 24, 2026
GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

Dosja e Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media!

September 24, 2026
Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin nga OKB dhe apelon: Parandaloni një Nakba tjetër, të zbatohet plani amerikan i paqes për Gazën!

Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin nga OKB dhe apelon: Parandaloni një Nakba tjetër, të zbatohet plani amerikan i paqes për Gazën!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com