• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Muaji i Ramazanit, Nishani uron besimtarët: Agjërim sa më të lehtë

by
17/06/2015 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e nisjes ditës së nesërme të muajit të Agjërimit të Ramazanit. Në mesazhin e tij, Presidenti Nishani u shpreh të gjithë besimtarërve myslimanë një agjërim sa më të lehtë të Ramazanit.

Më poshtë mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës:

“Të dashur besimtarë myslimanë, praktikantë ose jo, si dhe të gjithë Ju që besimin mysliman e respektoni:

Nesër është një ditë e veçantë.

Nesër nis muaji i sakrificës dhe reflektimit,  muaji i Ramazanit.

Ju uroj nga zemra dhe me gjithë shpirt këtë rit me rëndësi të pallogaritshme, këtë Festë, e cila prej shekujsh lartëson shpirtrat dhe kthjellon mendjet e miliona besimtarëve në mbarë botën, këtë mrekulli sa qiellore dhe tokësore, sa të bukur dhe të dobishme!

Ramazani është Festa që realizon lidhjen mes sakrificës së vullnetshme hyjnore me efektet pozitive tokësore të asaj sakrifice.

Duke i bërë besimtarët, dhe jo vetëm ata, që të harrojnë dasitë e përditshmërisë, Ramazani mundëson gjithçka që lypset për një jetë normale, dinjitoze; afron njerëzit, rrit vetëdijen mbi detyrat dhe të drejtat, sjell në vëmendje vlerat njerëzore, afron të mirat, ndjeshmërinë, mëshirën, dhembshurinë, dashurinë, largon të këqijat, veset, hilet, zënkat, sherret, por më së shumti afron secilin njeri veç e veç dhe të gjithë njerëzit bashkë me Zotin.

Janë të panumërta dhe të pakrahasueshme të mirat që sjell Ramazani.

Duke na bërë më të ndjeshëm dhe më të dashur, Ramazani na jep rastin të shtojmë vetëkontrollin, të frenojmë emocionet, të shohim çfarë nuk shkon në jetët tona, ku i kemi defektet, të shtojmë syçelësinë ndaj shembujve të këqij që t’i ndreqim, si dhe të shohim ku i kemi shembujt e mirë e të dobishëm që t’i inkurajojmë që të shpeshtohen.

Ramazani e bën pra njeriun më të mirë, më të butë, më të kujdesshëm, më të vëmendshëm ndaj vetes dhe gjithë të tjerëve.

Ju uroj Ramazan të lehtë, mendje të kthjellët, shpirt të kulluar!”

Next Post

Video/ Ja në ç'gjendje ishte Vidal para aksidentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com