• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muaji i Ramazanit/ Lorik Cana dhe Erion Veliaj shtrojnë iftar për besimtarët myslimanë

by Aalison Pearse Stevens
19/05/2019 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-kapiteni i skuadrës kombëtare të futbollit, Lorik Cana, shtruan iftar për besimtarët myslimanë që agjërojnë në Muajin e Ramazanit. Në darkën e përgatitur enkas për ta në Qendrën Rinore në rrugën “Myslym Shyri”, kryebashkiaku Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës ka gjithmonë vëmendjen tek njerëzit në nevojë, të moshuarit, të pamundurit dhe grupet e ndryshme sociale, për të krijuar edhe për ta një mjedis të ngrohtë familjar.

“Jam sot shumë i lumtur për disa arsye: Shpesh herë festat dhe darkat i bëjmë për personalitete, drejtues të fesë, ambasadorë, por gjëja që më jep mua më shumë kënaqësi, jam i sigurt edhe Lorikut, është kur respektin dhe nderimin e bëjmë për ata që vijnë në qendrat tona sociale, ku bëhet një punë jo vetëm gjatë Ramazanit, jo për Krishtlindje a Pashkë, jo vetëm për Bajram, por çdo ditë, me të njëjtin pasion, dashuri e përulësi”, tha ai.

Teksa vlerësoi nismën e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për t’u ardhur në ndihmë atyre që nuk kanë mundësi, ish-kapiteni i kombëtares së futbollit që udhëhoqi Shqipërinë edhe në Kampionatin Europian, uroi besimtarët që Zoti t’u pranojë sakrificën dhe agjërimin.

“Ishte një kënaqësi e madhe kur Erioni dhe ekipi i bashkisë, me vullnetarët, na u bashkuan sot. E bëj jashtëzakonisht me shumë kënaqësi. Shoh që jeni edhe në një moshë më të madhe se ne. Unë jam rritur jashtë për 15 vite dhe nuk kam pasur shumë mundësi t’i shoh gjyshërit e mi, tani po shkoj më shpesh, por më mungojnë, kështu që po mundohem ta heq pak këtë mall edhe me ju. Zoti ju pranoftë sakrificën dhe agjërimin”, tha Cana./ i.h

Next Post
Paralajmërimi i udhëtarit të kohës: Do të ketë përmbytje, metropoli amerikan do ta pësojë keq

Paralajmërimi i udhëtarit të kohës: Do të ketë përmbytje, metropoli amerikan do ta pësojë keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In