• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muaj mjalti pa fund! Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje pasionante në plazh

by A R
26/06/2026 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, vazhdojnë të shijojnë muajin e mjaltit në Itali, duke tërhequr vëmendjen me momentet e tyre romantike.

Pasi kaluan disa ditë në Romë, çifti është zhvendosur në Porto Ercole, në bregdetin e Toskanës, një destinacion i njohur për natyrën e egër dhe ujërat kristal të pastër. Atje, ata u fotografuan duke kaluar një ditë relaksi në plazh, duke notuar në det dhe më pas duke shkëmbyer puthje pasionante nën dushin e plazhit.

Ylli i muzikës pop u shfaq në formë të shkëlqyer me një bikini ngjyrë vjollcë me motive, ndërsa flokët i kishte lidhur bisht dhe kishte zgjedhur një pamje natyrale, pa grim. Ajo e kompletoi stilin me një palë vathë të mëdhenj në formë rrathësh. Nga ana tjetër, Callum Turner u shfaq pa bluzë, i veshur vetëm me pantallona të shkurtra noti ngjyrë blu të errët.
Pas notit dhe puthjeve në det, çifti u kthye në shezlongë, ku kaluan kohë duke lexuar. Dua po shfletonte disa shënime, ndërsa Callum lexonte romanin “Martyr!”, një bestseller i The New York Times.
Historia e tyre e dashurisë lidhet pikërisht me librat. Ata u njohën fillimisht në restorantin The River Cafe në Londër, ku u prezantuan nga pronarja Ruthie Rogers. Më vonë u ritakuan në Los Angelos dhe zbuluan se po lexonin të njëjtin roman, “Trust” të Hernán Díaz, një rastësi që Dua e ka quajtur më vonë “1000 përqind shenjë të fatit”.

Çifti kurorëzoi dashurinë në fund të majit me një ceremoni civile në Marylebone Town Hall në Londër, ndërsa festimet vazhduan për tri ditë në Palermo të Sicilisë, në vilën historike Villa Valguarnera. Në mesin e të ftuarve ishin emra të njohur si Elton John, Charli XCX dhe Donatella Versace.

Pas dasmës, Dua dhe Callum kanë zgjedhur të kalojnë një muaj mjalti të gjatë në Itali, ku vazhdojnë të shfaqen më të dashuruar se kurrë.

Next Post
Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In