• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“M’u përgjigj keq”/ I shkatërroi dyqanin me makinë, burrë e grua denoncojnë klientin e nevrikosur

by Java News
06/08/2021 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 34-vjeçar është nxehur aq shumë me sjelljen e pronarëve ku ishte klient, sa që e ka pasur të pamundur të kontrollojë nervat dhe për pasojë, gjaknxehtësia ka sjellë jo vetëm dëme materiale, por edhe procedimin e tij dhe dërgimin nën arrest.

Emri i qytetarit të dalë jashtë kontrollit, u denoncua në telefon pranë sallës operative të drejtorisë dhe siç raporton policia, ky shtetas, as që kishte ngurruar të matej dhe të ndiqte qetësisht të drejtat e tij.

Pasi nuk i ofruan shërbimin e duhur, ai u kthye pas, i hipi makinës, por nuk u largua. Përkundrazi, ka sulmuar dyqanin me super shpejtësi, duke thyer xhamat dhe vetratat.

“Rreth orës 20:30, është marrë njoftim nga salla operative se në qëndër të Saukut, një person kishte thyer xhamat e një dyqani. Menjëherë nga ana e policisë është shkuar në vendin ku bënte fjalë informacioni dhe kanë konstatuar shtetasin B.S.,”, – i cili ka pranuar faktin se në gjaknxehtësi e sipër ka thyer xhamat e një dyqani.

Por për të kuptuar se çfare e kishte mërzitur të riun, së bashku me të në komisariat përfundoi edhe një grua që dorëzoi kallëzim, si dhe bashkëshorti i saj që pa klientin e nxehur, duke u rikthyer në dyqan së bashku me makinën e tij.

Por pavarësisht detajimit të ngjarjes, gruaja ka kërkuar që i riu ta dëmshërblejë për dëmin e bërë ndërsa ka shtuar: “Nuk dua të dënohet, vetëm se drejtësia duhet ta bindë atë që të paguajë dëmtimin e xhamave”. Ajo rrëfen se ka me qira një dyqan dhe ofron shërbime të ndryshme telefonike për llogari të një kompanie.

“Nga ora 20:00 mbylla dyqanin dhe shkova në shtëpi dhe pas rreth 30 minutash, më ka telefonuar bashkëshorti, i cili tha se B.S., po thyente xhamat e dyqanit“.

Gruaja i tha policisë se ky shtetas kishte blerë në këtë dyqan para rreth tre muajsh një tablet dhe ka kërkuar ta kthejë sërish, pasi sipas tij ishte me difekt dhe brenda garancisë. Bashkëshorti i saj ishte munduar që ta mbante, por ai në gjendje të dehur dhe me një xhiro makine ka thyer xhamat.

Të njëjtin version dha edhe i riu, i cili pasi ka pranuar autorësinë dhe ka përsëritur se u pendua për shkatërrimin e biznesit, ka shtuar po ashtu se çdo veprim e kreu në gjaknxehtësi e sipër.

“Shitësja e dyqanit gjithmonë kur shkoja i kam kërkuar të rregullonte tabletin që kam blerë në këtë dyqan, por ajo më ka përcjellë disa herë, duke më gënjyer se do ta rregullonin këtë punë. Atë natë debatova dhe me bashkëshortin e saj, shtetasin T., për punën e tabletës dhe duke qenë se ky i fundit m’u përgjigj keq, kam marrë makinën dhe kam xhyer xhamat e dyqanit”.

Policia shton se pas administrimit të fotove të vendngjarjes, ka futur në dosje edhe dy fatura tatimore, ku përcaktohet se vlera e punimeve për xhamat e thyer dhe të duraluminit të dëmtuar, shkonin në vlerën e 158 mijë lekë të reja./si

/m.j

Next Post
Shuhen 163 vatra zjarri në vend/ MM: Flakët në Karaburun nën kontroll, si paraqitet situata në vend

Shuhen 163 vatra zjarri në vend/ MM: Flakët në Karaburun nën kontroll, si paraqitet situata në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

March 20, 2026
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In