• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mu ndryshua rezultati”/ Valë akuzash në PD për manipulim të zgjedhjeve, plas sherri edhe në degën nr.2 në Tiranë

by S T
17/01/2025 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër akuzë vjen nga radhët e Partisë Demokratike për manipulim të procesit zgjedhor për kryetarin e degës nr.2 në Tiranë. Pas kandidates Irma Marku, ka shpërthyer në akuza edhe Dritan Gazidedja, i cili në një postim publik hedh hije të forta dyshimi për manipulimin e rezultatit. Ndërsa kandidoi për kryetar dege, ai shkruan se jo vetëm që iu ndryshua rezultati, por nuk ka marrë asnjë sqarim.

Postimi i plotë

Të nderuar demokratë, qëndrestarë të degës 2, pjesëmarrës të listave të rregullta të procesit për zgjedhjen e kryetarit të degës 2! Unë ju falënderoj pa masë që, në ditën e ftohtë të datës 11 janar, gjetët kohë, erdhët dhe më votuat. Natyrisht, edhe në përmbushje të detyrave statutore, falënderoj pjesën tjetër që nuk më votoi, por me qytetari mbushën ambientet e PD-së.

Miq të mi!

Jo më kot e shtyva këtë moment falënderimi, për të pasur mundësi të informohem se çfarë ka ndodhur pas largimit tim nga dhoma e numërimit të votave.

Jam larguar menjëherë sapo mësova rezultatin tim: 112 vota. Shtëpia ime është 1 km larg PD-së. Nga momenti kur kanë bërë ndryshimet e pikëve, rreth 20 minuta pas largimit tim, dhe deri tani nuk kam asnjë sqarim nga ata që e kanë për detyrë, kushtetuese, ligjore, nënligjore dhe për respektimin e rregullores, përse po fusnin duart në vota të numëruara, ndërkohë që unë duhej të isha prezent për të parë çfarë kishte ndodhur!

Kam tentuar të marr informacion, por heshtje totale, sikur kjo s’ka ndodhur kurrë. Mendja e tyre!

Të dashur miq, qëndrimin tim ndaj procesit zgjedhor në tërësi, me të gjitha problematikat që kam gjykuar se kanë deformuar rezultatin, e kam ankimuar te strukturat përkatëse brenda PD-së.

Një moment dua t’ia kushtoj rastit të komisionerit tim. Isha i kënaqur që z. Ermal Ponari pranoi propozimin tim për anëtar komisioni votimi.

Të nesërmen në mëngjes më telefonon dhe më thotë që është caktuar dikush tjetër. E kuptova qëllimin dhe i thashë të vazhdonte si vëzhgues, dhe kështu ndodhi!

Por është tragjike që në karrigen e kryetarit të komisionit të ulet në mënyrë të përsëritur një grua e cila nuk duhet të qëndronte fare në atë ambient votimi.

Kur e pashë te dera e QV-së, komunikova me EM, i cili më siguroi se do ta largonte.

Në fakt, jo vetëm që nuk u largua, por disa herë gruaja Rovena Paci u bë kryetare komisioni dhe misionin e kryente më së miri, duke bërë sikur ndihmonte ata hallexhinjtë!

Ore, kjo Rovena ka 7 vjet që s’ka lidhje me degën 2, banon në Astir!

Çfarë ligji apo rregulloreje e njeh Rovenën të jetë në komision dhe jo Ermalin, këtë nuk e kuptoj. Në fakt, vetëm rregullore nuk kishte!

Ermal, miku im, vlerat e tua janë të qëndrueshme dhe të padiskutueshme!

Të dashur miq demokratë, që nga e diela po kaloj një grip shumë serioz, por takimet tona miqësore do të jenë më të shpeshta, pasi kemi një çati të përbashkët, PD-në!

Me shumë respekt dhe mirënjohje,

Dritan

Next Post
Mandati i Sinajt, në seancën e parë plenare. Bardhi: Për herë të parë, në një mendje për mocionin

Mandati i Sinajt, në seancën e parë plenare. Bardhi: Për herë të parë, në një mendje për mocionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com