• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

by A R
04/02/2026 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot në 4 shkurt një kërkesë zyrtare për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga çështja penale ndaj tij. Kërkesa është paraqitur më 2 shkurt dhe do të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca.

Sipas mbrojtjes së Veliajt, kërkesa për përjashtimin e gjyqtares lidhet me mënyrën sesi është zhvilluar seanca gjyqësore e 2 shkurtit, ku pretendohet se i është mohuar e drejta për një mbrojtje efektive, në kundërshtim me parimet themelore të procesit të rregullt ligjor, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci.

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës kanë shprehur pretendime të forta lidhur me zhvillimin e seancës, duke theksuar se Veliaj është detyruar të vazhdojë mbrojtjen personalisht, pavarësisht faktit se gjykata i kishte caktuar një avokate kryesisht, pa pëlqimin e tij. Sipas mbrojtjes, edhe vetë avokatja e caktuar nga gjykata ka deklaruar hapur në sallë se nuk ka pasur mundësi reale për t’u njohur me materialet hetimore, as për të komunikuar me klientin e saj në mënyrë të plotë.

Në këto kushte, ajo ka kërkuar kohë shtesë për përgatitjen e mbrojtjes, kërkesë që, sipas deklaratës së mbrojtjes, nuk është marrë parasysh nga gjykata. Përkundrazi, thuhet se refuzimi është shoqëruar me komente dhe qëndrime ironike ndaj rolit të avokates në seancë.

Mbrojtja e Veliajt e cilëson si të pajustifikueshme vendimin e gjykatës për ta konsideruar mbrojtjen të “ezauruar”, në një situatë kur, sipas tyre, as i pandehuri dhe as avokatja e caktuar nga shteti nuk kishin pasur mundësi të njiheshin me dosjen voluminoze hetimore. Kjo, sipas avokatëve, e ka bërë praktikisht të pamundur ushtrimin e një mbrojtjeje reale dhe efektive.

Në deklaratat e bëra gjatë seancës në 2 shkurt, mësohet se vetë kryebashkiaku i Tiranës ka ngritur shqetësime të drejtpërdrejta para trupit gjykues, duke theksuar se nuk mund të realizojë mbrojtje pa pasur akses në dosjen hetimore. Ai ka theksuar se kjo e drejtë nuk i është garantuar as avokates së caktuar nga vetë gjykata.

Një tjetër element që mbrojtja e konsideron shqetësues është qëndrimi i Prokurorisë së Posaçme, e cila, sipas tyre, ka ngritur pretendime se Veliaj ka paguar avokatë jashtë vendit për të lobuar kundër SPAK-ut. Mbrojtja e cilëson këtë argument të papranueshëm dhe të pavërtetuar, duke theksuar se Veliaj nuk ka deklaruar kurrë se nuk ka mundësi të sigurojë avokat, por ka kërkuar të mbrohet vetë pikërisht për të pasur akses të drejtpërdrejtë në dosje.

Në reagimin e saj, mbrojtja sqaron se edhe avokatja e caktuar nga shteti ka vënë në dukje pamundësinë praktike për të përvetësuar një dosje prej rreth 61 mijë faqesh, në kushtet kur as dokumentet nuk janë vënë në dispozicion të printuara dhe as nuk është lejuar përdorimi i mjeteve elektronike për leximin e tyre.

Sipas deklaratës, sjellja e prokurorëve dhe e gjykatës është interpretuar nga mbrojtja si e njëanshme dhe në dëm të të drejtës për mbrojtje, duke çuar në kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda. Mbrojtja shprehet se, në perceptimin e tyre, gjyqtarja ka vepruar në mënyrë të tillë që e ka vendosur veten në të njëjtën linjë me prokurorinë.

Kërkesa për përjashtim e gjyqtares vjen në një moment kur ka përfunduar, mes debateve të forta, shqyrtimi paraprak i dosjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe të pandehurve të tjerë. Gjyqtarja Etleva Deda është tërhequr për të marrë vendim nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim, vendim që pritet të shpallet më 9 shkurt.

Ndërkohë, kujtojmë se më 1 shkurt, GJKKO-ja rrëzoi kërkesën e Erion Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Gjykata pranoi argumentet e prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Ols Dado, se ekziston rreziku i manipulimit të provave, duke vendosur vijimin e masës së sigurisë.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim prej afro një viti. Ai u arrestua më 10 shkurt 2025 dhe përballet me akuza si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në disa episode, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në ambientet e paraburgimit.

Next Post
Akuzohet si pjesë e grupit që do vriste ish-deputetin socialist, lirohet nga burgu

Akuzohet si pjesë e grupit që do vriste ish-deputetin socialist, lirohet nga burgu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In