• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

MTI me masa reciprocitetit kundër Serbisë, as Kosova s’i pranon dokumentet serbe

by Aalison Pearse Stevens
22/03/2016 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka nënshkruar vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit. Vendimi vjen pasi Serbia ka refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme.

Tash, as Shteti i Kosovës nuk do t’i njohë dokumentet e njëjta të lëshuara nga Serbia. Prej ditës së hënë, Kosova nuk e njehë asnjë certifikatë e Serbisë për shoferët që transportojnë materie të rrezikshme dhe as certifikatat për automjetet që bartin naftë dhe gazë.

Këtë vendim si masë reciprociteti e ka marrë Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe u është shpërndarë doganave të Kosovës, Zyrës së Kryeministrit dhe Ministres për Dialog, Edita Tahiri.

Zyrtarë të Doganave kanë thënë se vendimi ka nisur të zbatohet në orën 24 të ditës së hënë.

Vendimi ka të bëjë me mos njohjen certifikatës ADR (certifikatë kjo që lëshohet për mjeteve qe transportojnë mallrat e rrezikshme) për automjetet si dhe certifikatës ADR për shoferët të cilët vozisin automjete të rrezikshme, të lëshuar nga Autoritetet Serbe për transportuesit/eksportuesit e Serbisë të cilët realizojnë eksportin e derivateve të naftës dhe gazit në Kosovë.

Masat reciproke vijnë pasiqë që nga data 28 gusht 2015, kompanitë kosovare që merren me importin dhe transportin e derivateve të naftës dhe gazit nga Serbia, ballafaqohen më ketë barrierë tregtare të vendosur nga autoritetet e Serbisë, përkatësisht me mos njohjen e  certifikatës ADR dhe certifikatës ADR për shoferë  të lëshuara nga shteti i Kosovës dhe shteti i Maqedonisë për kompanitë kosovare edhe pse këto certifikata janë lëshuara nga kompanitë e akredituara nga institucionet relevante nga Kosova.  Vendimi për masa reciproke vjen pas shumë përpjekjeve nga ana e MTI-së për të gjetur zgjidhje për kompanitë kosovare.

Next Post

FOTOT/ 10 zbulimet, të cilave njeriu nuk ka ditur ende t’u japë shpjegim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com