• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

MSH: Check up kushton 64 mln usd, jo 120 milion në 10 vjet/ Shpëtohen qindra jetë

by A R
25/01/2016 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim ekonomik për shoqërinë, sepse kursen shpenzimet e ardhshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor. Këto janë rezultatet e përvojës ndërkombëtare lidhur me diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin.

InfoCheckUp-1

Bazuar në të dhëna që vijnë nga përvoja botërore, p.sh., nga analiza e kosto-përfitimeve të NHS (National Health Service – Shërbimi Kombëtar i Kujdesit shëndetësor në Angli), të vendosura në kontekstin shqiptar, me kurs këmbimi PPP (Purchasing Power Parity), rezulton se, me Programin e Kontrollit Bazë Pa Pagesë 40-65 vjeç, do të arrihet të kursehen kosto për shpenzime shëndetësore rreth 125 milionë dollarë në 10 vjet, si dhe do të parandalohen 450 vdekjeve të parakohshme.

Kursimi do të vijë, së pari, nga kostoja më e ulët me të cilin e ofron këtë shërbim partneri privat, së dyti, nga parandalimi i sëmundjeve të rënda të kushtueshme, dhe së treti, nga ofrimi i këtij shërbimi pranë mjekut te familjes, i cili ka qenë një shërbim tërësisht i munguar në shërbimin shëndetësor parësor.

Një kontroll bazë shëndetësor përfshin vlerësimin e riskut shëndetësor për 7 çështje të rëndësishme të shëndetit të çdo qytetari. Ato janë: 1) Hipertensioni arterial; 2) Obeziteti; 3) Duhanpirja; 4) Kolesteroli; 5) Dieta e varfër; 6) Inaktiviteti fizik; 7) Përdorimi i alkoolit. Gjithçka që evidentohet gjatë kontrollit regjistrohet në dosjen elektronike shëndetësore, dhe më tej, në varësi të vlerësimit të riskut, bëhet komunikimi i tij, dhe fillon procesi i menaxhimit të riksut.

InfoCheckUp-3

Për kontrollin e një personi 40-65 vjeç, Fondi i sigurimit shëndetësor i paguan kontraktorit 1537 lekë (pa përfshirë TVSH e cila transferohet në buxhetin e shtetit). I njëjti protokoll i kontrollit pa pagesë në sistemin publik kushton rreth 5200lekë, ndërsa në sistemin privat kushton rreth 8000 lekë.

Kontraktorit i garantohet pagesa për 475 mijë kontrolle në vit, në qoftë se në një vit të caktuar, numri i kontrolleve nuk e tejkalon këtë kufi. Por, bazuar në përvojën botërore të OBSH-së, pritet që pas vitit të parë të programit, numri i kontrolleve të jetë mbi 520 mijë në vit.

Kostoja totale e programit pritet të jetë 64 milionë dollarë në 10 vjet dhe jo 120 milionë euro, siç është pretenduar nga zëra publikë. Ndërsa përfitimet totale nga programi pritet të jenë 189 milionë dollarë. Pra, kursimi neto pritet të jetë 125 milionë dollarë në 10 vjet (1 dollar = 125 lekë).

Pas fillimit më 1 prill 2015, dhe një periudhe konsolidimi dy-mujore, në periudhën qershor–dhjetor 2015, kontrollin e kanë bërë 210 mijë vetë (mesatarisht 30 mijë në muaj). Në vitet në vazhdim, pritet që kontrollet t’i kryejnë mbi 43 mijë persona në muaj.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se 18% e personave që kanë bërë kontroll vuajnë nga tensioni i lartë arterial pa e ditur këtë gjë. Ndërkohë rreth 4% e pacientëve që ishin me diabet, nuk e dinin se e kishin këtë sëmundje.

Flyer-CheckUp Fletepalosje-CheckUp

Next Post

Siguria Publike/ Tahiri: Detyrim vendosja kamerave, Dogjani: Vjen era korrupsion  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bizneset e juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana

Bizneset e juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana

August 26, 2026
“Aplikoni për Rrjetin MIA”- Rama nis zbatimin e “Besës” në mandatin e katërt, thirrje të rinjve: Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër

Pas porosive në Pogradec, Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

August 26, 2026
Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital

Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital

August 26, 2026
Dollari pëson rënie, rritet paundi britanik/ Çfarë po ndodh me euron në treg ditën e sotme?

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot

August 26, 2026
Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

August 26, 2026
Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com