• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

MSA/ Pse po zgjatet rruga e Kosovës drejt BE-së

by Java News
26/01/2020 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova ka shënuar vonesa serioze në zbatimin e masave legjislative dhe zbatuese të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA). Përfaqësues të shoqërisë civile dhe njohës të së drejtës evropiane thonë se këto vonesa do të paraqesin probleme të mëdha në procesin integrues.

MSA-ja është marrëveshja e parë kontraktuale dhe e vetmja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016 dhe e cila synon të mbështesë përpjekjet e Kosovës për forcimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës.

Arbëresha Loxha, drejtoreshë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, të cilët kanë monitoruar zbatimin e MSA-së, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ka pasur mungesë të vullnetit dhe konsensusit politik rreth zbatimit të kësaj marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së.

“Arsyet për progres të pakënaqshëm në zbatimin e Programit Kombëtarë për Zbatimin e MSA-së janë të shumta. Ka qenë aftësia e ulët e institucioneve për hartimin e bazës ligjore e cila është reflektuar në dështim të miratimit të agjendës së paraparë legjislative. Një problem tjetër ka qenë koordinimi i dobët midis ministrive të linjës dhe një numër i konsiderueshëm i masave janë konsideruar ambicioze dhe jo të realizueshme”, thotë ajo.

“Monitorimi i Grupit për Studime Juridike dhe Politike tregon se një dukuri e tillë është reflektuar edhe në zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane. Për më tepër, kostoja e paraparë për masat shumë shpesh konsiderohet se është nënvlerësuar, gjë e cila ka pamundësuar implementimin e tyre”, thotë Loxha.

MSA-ja si marrëveshje ndërkombëtare përcakton mekanizmat dhe afatet zyrtare për zbatimin e të gjitha reformave që do ta përafrojnë Kosovën në mënyrë progresive me BE-në në të gjitha fushat e politikave, deri në përmbushjen e të gjitha standardeve të BE-së.

Me nënshkrimin e MSA-së, katër vjet më parë, Kosova ishte zotuar se do të respektonte standardet dhe normat evropiane, të cilat vlejnë për shtetet aspirante për integrim në BE.

Profesori i të Drejtës Evropiane, Emrush Ujkani tha për Radion Evropa e Lirë, se çdo vonesë në përmbushjen e obligimeve që ka marrë Kosova nga marrëveshja e MSA-së është një pengesë për shtetin dhe shkakton vonesa në procesin e integrimeve evropiane.

Ai thotë se vonesat që janë evidentuar edhe tani në zbatimin e masave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA) do t’i pamundësojnë Kosovës që të përfitojë më shumë fonde nga Bashkimi Evropian.

“Po e marr vetëm një detaj. Si rrjedhojë e mosngritjes së kapaciteteve të mjaftueshme, skema buxhetore e BE-së nga viti 2020 – 2027, kur bëhet planifikimi buxhetor, nuk do të jetë më si tani kur Kosova ka përfituar ‘bllanko’ nga BE-ja një buxhet përafërsisht 70 milionë euro në vit, por do të jetë mbi bazën e një lloj meritokracie për vendet e Ballkanit Perëndimor”, thotë ai.

“Kjo i bie që ato shtete që kanë avancuar me kapacitetet e veta absorbuese, do të kenë mundësi të përfitojnë më shumë në raport me ato që kanë bërë më pak. Nëse Kosova nuk ka arritur mjaftueshëm që t’i zhvillojë këto kapacitete gjë që është edhe kërkesë në MSA, qysh në këtë fazë Kosova do të jetë do të dështojë për të përfituar njëjtë si vendet e rajonit”, thotë Ujkani.

Pasqyra e përgjithshme e zbatimit të Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, për periudhën prill – qershor 2019, e publikuar ditë më parë në ueb faqen e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, tregon se ka pasur vonesa serioze në zbatimin e masave që dalin nga MSA-ja.

Nga 401 masa sa kanë qenë të planifikuara, gjatë tremujorit të dytë, mbi 35 për qind e tyre janë zbatuar plotësisht, ndërsa 65 për qind e masave përballen me vonesa serioze.

Avancimi i luftës kundër korrupsionit, si dhe zbatimi i reformave kyçe për drejtësi, sipas këtij raporti, konsiderohen të kanë shënuar vonesa serioze.

Arbëresha Loxha, thotë se Kosova është karakterizuar me ngecje në fushën e sundimit të ligjit. Sipas saj, përkundër kërkesave për përparime në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk ka pasur asnjë rast të përfunduar në gjykimin e rasteve të korrupsionit të profilit të lartë.

“Kjo ka dëmtuar imazhin e Kosovës karshi BE-së duke mos treguar se Kosova e ka njëmend integrimin e saj në BE. Gjithashtu Kosova ka humbur mundësinë të përmirësojë imazhin e saj karshi investitorëve të huaj si dhe krijimin e parakushteve për të ndërkombëtarizuar ndërmarrësinë ndërkombëtare dhe forcimit të sektorit privat në Kosovë”, thotë Loxha.

Përfaqësues të shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë së ardhshme e cila pritet të krijohet pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit që ta trajtojë MSA-në me seriozitetin më të lartë dhe të çojnë përpara reformat që parashihen me këtë marrëveshje dhe të rritet efikasiteti në zbatimin e masave të Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.

Next Post
Romë/Ekzekutohet shqiptari, plumba në kokë e gjoks sapo doli nga shtëpia

Romë/Ekzekutohet shqiptari, plumba në kokë e gjoks sapo doli nga shtëpia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 6 familje/ Balluku: Një helikopter i FA në operacionin për shuarjen e flakëve, pritet ndërhyrje e dytë nga ajri

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 6 familje/ Balluku: Një helikopter i FA në operacionin për shuarjen e flakëve, pritet ndërhyrje e dytë nga ajri

July 5, 2026
Irani dhe Katari rifillojnë sërish tregtinë detare pas 5 muajsh bllokadë

Irani dhe Katari rifillojnë sërish tregtinë detare pas 5 muajsh bllokadë

July 5, 2026
Protesta, ministri Hoxha: Devijoi nga flamingot te arkivoli, duhet dialog

Protesta, ministri Hoxha: Devijoi nga flamingot te arkivoli, duhet dialog

July 5, 2026
Protesta që humbi momentin

Protesta që humbi momentin

July 5, 2026
Zjarri përhapet me shpejtësi në Drizë të Fierit! Flakët përfshijnë një objekt, banorët në panik

Zjarri përhapet me shpejtësi në Drizë të Fierit! Flakët përfshijnë një objekt, banorët në panik

July 5, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të suksesshme”, avokati Matlija: Ka mbaruar koha për dialog!

“Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të suksesshme”, avokati Matlija: Ka mbaruar koha për dialog!

July 5, 2026
Dhuna, arkivoli dhe vajtojcat, ‘çmendina’ që ndoti protestën

Dhuna, arkivoli dhe vajtojcat, ‘çmendina’ që ndoti protestën

July 5, 2026
Divjakë/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, disa të lënduar

Divjakë/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, disa të lënduar

July 5, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

“Kërkesat e tyre janë edhe të PD-së”, Berisha del në krah të protestuesve që kërkojnë edhe arrestimin e tij

July 5, 2026
Zyrtare, ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

Zyrtare, ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In