• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mrekullia Leicester, nga lufta për mbijetesë pranë titullit kampion

by A R
09/04/2016 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kampionati që ka zhvilluar Leiçester Siti mund të bëhet patjetër një film, por për t’u më- suar se si do të jetë fundi i tij duhet pritur edhe disa javë. Dilemat nëse filmi do të jetë dramë, apo me fund të lumtur do të shuhen përfundimisht kur matematika të thotë fjalën e saj.
Megjithatë, e sigurt është që Leiçesteri dhe futbollistët bashkë me trajnerin Ranieri do të jenë protagonistët kryesorë të këtij filmi. Ecuria pozitive e “dhelprave” u ka dhënë një mësim të mirë të gjithëve, madje edhe kompanive të basteve që u detyruan javë pas jave të ulnin koeficientin për Leiçesterin kampion.

Ulja graduale- Basti më i çmendur në fillim të sezonit ishte: Leiçesteri kampion. Diçka e tillë kuotohej me një shifër marramendëse, 5000. Kjo do të thotë se mund të vendosje 1 euro dhe në fund të sezonit të fitoje 5000 euro. Por koeficienti i Leiçesterit filloi të mos ishte më i njëjti sepse pas gjashtë javësh kampionat, Mahrez dhe Vardi me shokë treguan se ishin një skuadër e fortë.

Patën një ecuri prej kampionësh duke fituar falë zgjuarsisë në sulm dhe mbrojtjes solide. Pas ndeshjes së gjashtë koeficienti i tyre u përgjysmua dhe shkoi në 2.500. Leiçesteri ngrihej, koeficientët uleshin. Dikush po fillonte ta besonte realisht këtë përrallë, ndërsa të tjerë mendonin se ishte vetëm rastësi.

Gjuha e basteve fliste qartësisht, duke treguar se ecuria pozitive ishte duke i trembur “bookmakersat”, të cilët në jav- ën e 11 të kampionatit e vendosën koeficientin e Leiçesterit për të fituar titullin kampion. Fitoret radhazi, mbrojtja e blinduar, sulmi efektiv dhe trajneri ekspert bënë që koeficienti i kësaj skuadre që deri përpara disa muajsh ishte anonime, të shkonte 2.2.

Diçka e tillë ndodhi pas fitores spektakolare me Mançester Sitin që ishte rivali kryesor i “dhelprave”. Kur kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi, koeficienti për Leiçesterin kampion është 2.7. Ranieri- Meritë të madhe në ecurinë pozitive të Leiçesterit ka edhe trajneri italian Klaudio Ranieri, i cili është zgjedhur si trajneri më i mirë i muajit mars.

Gjatë këtij muaji skuadra e tij nuk pësoi asnjë humbje, duke ruajtur diferencën me Totenhemin ndjekës. “Jam i lumtur, por ky çmim nuk është asgjë përpara ecurisë dhe fitoreve të skuadrës. Unë vazhdoj të them se nuk kemi bërë ende asgjë.

Dua të siguroj matematikisht pjesëmarrjen në Champion-s dhe kjo do të ishte një arritje e madhe për Leiçesterin. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një”, tha Ranieri përpara ndeshjes së nesërme ndaj Sandërlendit.PanoramaSport

Next Post

Ndikimi i emocioneve negative në shëndetin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In