• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mrekullia gjermane dhe alarmi i ekonomisë italiane

by A R
13/01/2018 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti i tetë radhazi në plus, rritja më e madhe prej gjashtë vjetësh: Gjermania është bërë sërish lokomotiva e koniukturës e Evropës. Megjithatë, ka shumë për të bërë, në mënyrë që bumi të vazhdojë.

Nga Henrik Böhme

Po, pak eufori është me vend. Rritje ekonomike për tetë vjet radhazi. Këtë mund ta tregosh. Kjo është saktësisht periudha kohore, që prej kur ekonomia e Gjermanisë ra në një recesion të thellë për shkak të krizës financiare botërore. Në të gjithë këtë periudhë, kancelarja quhej Angela Merkel, ajo drejtonte me koalicione të ndryshme, herë me liberalët, herë me socialdemokratët.

Kjo në një kohë kur në pikëpamje ekonomike, një koalicion mes partive të mëdha nuk është diçka që duhet ta gëzojë një sipërmarës. Megjithatë, Gjermania u ngrit në këmbë dhe i mblodhi fuqitë për t’u kthyer në lokomotivë për pjesën tjetër të Evropës. Dhe gjendja nuk ka qenë gjithmonë e tillë. Në kapërcyell të shekullit, ekonomia gjermane konsiderohej si “e sëmura e Evropës”. Reforma vërtet të ashpra të tregut të punës të kancelarit socialdemokrat, Gerhard Schröder e sollën vendin sërish në rrugën e suksesit. Kurse Partia Socialdemokrate SPD vazhdon edhe sot të vuajë nga vendimet e atëhershme, të cilat janë janë për të një luftë cfilitëse.

Diçka duhet të ndodhë, por nuk ndodh

Nga zelli për reforma i kohës së atëhershme sot nuk ndihet gjë, përballë rezultateve pozitive ekonomike. Sa më gjatë që kalonte nga koha në pushtet e koalicionit të madh, aq më shumë paralizohej vullneti për t’i dhënë vendit një drejtim – ose të paktën një përfytyrim për atë se si duhet të përgatitet për të ardhmen vendi. Veçanërisht të aftë u treguam për t’u dhënë këshilla të tjerëve se çfarë duhet bërë (pyesni grekët, ata mund t’ju tregojnë shumë për këtë). Dakord, edhe kursimi funksionoi mirë në Gjermani, “zero e zezë” e famshme e Wolfgang Schäubles u ble shtrenjtë me një infrastrukturë në shkatërrim, me shkolla dhe universitete të dëmtuara dhe të pajisura keq dhe me një zgjerim çalaman të rrjetit të internetit të shpejtë.

Por le t’u kthehemi shifrave të mira. Jo vetëm ekonomia popullore gjermane është rritur, në përgjithësi shtetet e Eurozonës (dhe BE në përgjithësi) e panë veten në rrugë zhvillimi. Por edhe këtu për fat të keq duhet shkelur frena e euforisë: sepse fëmija i madh që sjell shqetësim tani quhet Itali.

O Zot, Italia!

As një italian si Mario Draghi, shefi i Bankës Qendrore Evropiane nuk ia doli mbanë që t’i mundësojë vendit sërish rritje ekonomike. Për këtë ai bëri gjithçka: sepse politika financiare e vendit të tij është para së gjithash një dhuratë për Italinë. Sa keq vetëm që Italia nuk e shfrytëzon këtë mundësi për t’u reformuar. Por koha e Draghit po mbaron – kjo nuk është e mirë për Italinë. Ky vend është thembra e Akilit e Evropës – dhe po të shpërthejë kriza e ardhshme ekonomike, me siguri do të jetë aty. Që prej 20 vjetësh rezultatet ekonomike të Italisë po bien. (Gjermania ka gjeneruar në 18 vitet e fundit një plus prej 25 përqind.)

Bankat e fundit janë të ngopura me kredi të pambuluara, shumë sipërmarrje nuk janë në gjendje që t’i paguajnë kreditë dhe duhet të kishin falimentuar me kohë. Bankat ndërkohë kanë hequr dorë nga kërkimi i borxheve, sepse e dinë që gjithsesi nuk do t’u kthehet gjë. Kjo nga ana tjetër i rëndon bilancet e bankave. Një rreth vicioz – dhe pikërisht një miksturë e tillë përshtatet për krizën e ardhshme të madhe në Eurozonë.

Next Post
Juventusi i vihet pas talentit të Koresë Veriore

Juventusi i vihet pas talentit të Koresë Veriore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In