• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mrekullia” e arkitekturës moderne është në Kosovë

by Aalison Pearse Stevens
17/09/2016 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë që nga themelimi i saj, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës do të mirëmbahet nga profesionistët. Një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në botë, “Getty Foundation”, ka ndarë një grant për Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë.

Ky fondacion është pjesë e J. Paul Getty Trust, që është një prej institucioneve më të madha të artit në botë. Ekipi i tyre i ekspertëve çdo vit zgjedh veprat më të mira të shekullit 20 dhe 21, për t’i ruajtur dhe rinovuar ato.

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, vepër e arkitektit kroat Andrija Mutnjakoviq, është cilësuar nga ky fondacion si një nga “mrekullitë e arkitekturës moderne” në botë.

Ky objekt asnjëherë nuk është mirëmbajtur nga profesionistët, por vetëm nga stafi i Bibliotekës, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtori i këtij institucioni, Fazli Gajraku, duke shtuar se një mirëmbajtje profesioniste dhe çdo ndërhyrje e renovim që bëhet është shumë e mirëseardhur.

“Ky është projekti i parë që do të detektojë dhe do të saktësojë se çfarë është e vlefshme dhe çfarë duhet të ruhet në këtë Bibliotekë si pjesë e një historie të rëndësishme të arkitekturës dhe të koncepteve estetike që i ka si objekt kjo Bibliotekë”, thotë Gajraku.

Ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës është inauguruar në vitin 1982. Ajo ka dritare zenitale në formë të kupolave (gjithsej 99 kupola).

Teuta Jashari-Kajtazi, arkitekte, thotë për Radion Evropa e Lirë se Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është një prej objekteve më të veçanta në Kosovë, me një arkitekturë të veçantë moderne, e që i takon një periudhe kohore të viteve 70-të, të shekullit 20-të.

Ky objekt, shpjegon ajo, është një kompozicion në arkitekturë që i ka karakteristikat e veta regjionale, si në aspektin arkitektural, ashtu edhe në atë të prezantimit.

“Këto karakteristika të veçanta janë vëllimet…janë pra vëllimet e veçanta të cilat Biblioteka i ka, e sidomos kupolat, që është edhe një nga shpjegimet e vet arkitektit kur e ka arsyetuar projektin e tij, që kupola ka qenë një prej elementeve më karakteristike, përmes së cilës ai është mundu me e lidhë objektin modern me karakteristikat e regjionit, e ato karakteristika janë prezenca e objekteve të caktuara të Bizantit edhe të ndikimit të arkitekturës islame. E kupola është një prej elementeve që është prezentë edhe në njërën edhe në arkitekturën tjetër”, thotë Jashari-Kajtazi.

Por, jo të gjithë e pëlqejnë pamjen e objektit të Bibliotekës. Para dy vitesh, e përditshmja britanike “The Independent”, e cilësoi këtë objekt si një nga 10 ndërtesat “më të shëmtuara” në botë.

Arkitektja Teuta Jashari Kajtazi thotë se duhet të bëhet dallimi në mes të profesionistit dhe laikut kur bëhen vlerësimet për këtë objekt. Sipas saj, profesionistët e shohin si një prej objekteve që duhet të merret pozitivisht në aspektin arkitektural, përderisa ndonjë laik edhe mund të thotë se nuk ka ndonjë vlerë profesionale.

Ndërkohë, drejtori i BKUK-së thotë se përmes projektit të “Getty Foundation” do të evidentohet e gjithë struktura e brendshme dhe e jashtme e Bibliotekës, dhe pas vlerësimeve do të vendoset se në cilat pjesë duhet të ndërhyhet në mirëmbajtje.

Hapësira e brendshme e Bibliotekës përfshin 16,500 m2. Sallat e leximit ofrojnë 600 vende; janë 2 salla të mëdha, salla e periodikut, si dhe sallat e leximit për punëtorë shkencorë. Në Bibliotekë është Amfiteatri i Madh – me 150 ulëse, si dhe Amfiteatri i Vogël, me 75 ulëse. Gjatë vitit në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës anëtarësohen mbi 4,000 shfrytëzues, citohet Koha. (b.an)

Next Post
Pikëpyetjet pas lirimit të pilotit: Shkeli rregullat e fluturimit apo erdhi për drogë

“Corriere Della Sera”: Hetimi pë avionin do varet nga përplasjet në parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Protesta për ujin në Vlorë, qytetarët godasin me vezë godinën e Bashkisë dhe Policinë

FOTOLAJM / Protesta për ujin në Vlorë, qytetarët godasin me vezë godinën e Bashkisë dhe Policinë

December 29, 2025
Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

December 29, 2025
Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, vdes 55-vjeçari! Dyshime për tritol dhe…

Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, vdes 55-vjeçari! Dyshime për tritol dhe…

December 29, 2025
“Humbje e kujtesës dhe dëmtime të përjetshme të trurit”, mjeku tregon pasojat e fruthit

“Humbje e kujtesës dhe dëmtime të përjetshme të trurit”, mjeku tregon pasojat e fruthit

December 29, 2025
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Muri i Brukselit: dështimi i konfiskimit dhe kriza e vlerave

December 29, 2025
VIDEO / “Duam ujë, duam ujë”, disa qytetarë në protestë para Bashkisë Vlorë, të tjerë iu drejtohen burimeve

VIDEO / “Duam ujë, duam ujë”, disa qytetarë në protestë para Bashkisë Vlorë, të tjerë iu drejtohen burimeve

December 29, 2025
Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

December 29, 2025
Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

December 29, 2025
Kur brilanti vdes i uritur

Kur brilanti vdes i uritur

December 29, 2025
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Media izraelite: Në vend të Budapestit, zgjidhni Tiranën!

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com