• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mplkaja dhe emigracioni po penalizojnë zhvillimin ekonomik

by Java News
14/11/2017 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia e vendit vijon të rritet poshtë potencialeve të saj dhe me shumë gjasë ky fenomen do të vijojë edhe në periudhën në vijim. Banka e Shqipërisë referoi në raportin e fundit për zhvillimet ekonomike të tremujorit të tretë se, plakja e popullsisë, fenomeni i emigracionit dhe rritja e dobët e produktivitetit, do të vazhdojnë të jenë faktorë frenues në përshpejtimin e normave të rritjes potenciale.

Banka thotë se me gjithë tendencën përmirësuese, në terma afatmesëm, norma e rritjes potenciale do të vijojë të mbetet nën nivelin e para vitit 2009. Në fillim të vitit 2017, popullsia ishte 8 mijë persona më pak se parashikimet e INSTAT-it për këtë vit, sipas të dhënave zyrtare. Rënia në raport me pritshmëritë ka qenë më fatale për grupmoshën 0-15 vjeç, ku tkurrja ka qenë me 10 mijë të rinj më pak sesa pritej. Në të kundërt, të moshuarit po rriten me shpejtësi. Shqiptarët mbi 60 vjeç këtë vit janë 93 mijë më shumë në numër se në vitin 2011 kur u bë Censusi i fundit. Kjo grupmoshë tani zë 18.8% të krejt totalit të popullsisë nga 15.4% që ishte në vitin 2011.

Pas një dekade, kur 50-vjeçarët e sotshëm do të dalin në pension, forca e punës do të pësojë tkurrje të madhe duke bërë, që ekonomia e vendit të mos ketë përparësi në këtë drejtim. Këto zhvillime do të diktojnë shumë shpejt tendencat e konsumit dhe shpenzimeve publike.

Shitjet me pakicë do të duhet të orientohen për shërbimet e moshave të vjetra, që nga ushqimet, veshjet dhe akomodimi, teksa shpenzimet e qeverisë nevojitet të zhvendosen nga shkollat tek qendrat e kujdesit social për të moshuarit.

Banka e Shqipërisë referon se, rritja potenciale rezultoi e reduktuar nga 6% në periudhën 2002-2009, në rreth 3% pas kësaj periudhe.

Gjithashtu, vlerësimet treguan se ekonomia u rrit nën potencial pas vitit 2008 dhe se hendeku negativ i prodhimit u thellua me kalimin e viteve, duke arritur diferencën maksimale në mesin e vitit 2015, shkruan “Monitor”.

Thellimi i hendekut të prodhimit u shoqërua nga një rritje e normës së papunësisë mbi atë natyrore, nga një ngadalësim i investimeve dhe nga kontribute mjaft të ulëta të produktivitetit në rritjen ekonomike.

Vlerësimet kanë treguar se reduktimi i ritmit të rritjes ekonomike ishte kryesisht një fenomen strukturor. Si i tillë, ai u shkaktua nga ngadalësimi i ritmit potencial të rritjes ekonomike, si pasojë e kushteve financiare të pafavorshme dhe e nevojës për ndryshime të thella strukturore në ekonomi.

Ndërkohë që reduktimi reflektonte vetëm pjesërisht një fenomen ciklik, të shkaktuar nga kërkesa agregate e pamjaftueshme për të nxitur shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve prodhuese të vendit, teksa fenomeni i plakjes së popullsisë dhe emigracioni  shihet të kenë një rol madhor në shfrytëzimin e potencialeve ekonomike të vendit.

Next Post
Hidhërim në familjen e “Kimikatit”, humbet njeriun e dashur (MESAZHI)

Hidhërim në familjen e "Kimikatit", humbet njeriun e dashur (MESAZHI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com