• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MPJ: Kina, pjesëmarrëse aktive në reformën dhe ndërtimin e sistemit të qeverisjes globale

by Java News
19/10/2022 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dekadën e kaluar, Kina ka marrë pjesë aktive në reformimin dhe ndërtimin e sistemit të qeverisjes globale, gjë që ka shkaktuar “shqetësimet” e disa mediave perëndimore se Kina pretendon të ndryshojë rendin e tanishëm botëror. Lidhur me këtë, zëdhënësi i diplomacisë kineze Wang Wenbin shtjelloi pozicionin dhe rolin e Kinës në  qeverisjen globale në një konferencë shtypi të organizuar të mërkurën në Pekin.

Sipas tij, në dhjetë vjetët e kaluar, Kina ka qëndruar gjithmonë në anën e solidaritetit dhe interesave të përbashkët të shumicës së vendeve, duke marrë pjesë në mënyrë të gjerë, të thellë dhe të përkushtuar në reformimin dhe ndërtimin e sistemit të qeverisjes globale, për të nxitur krijimin e një modeli të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare të bazuara mbi respektin, drejtësinë, barazinë dhe bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë dhe për të krijuar një komunitet me fate të përbashkëta të njerëzimit.

“Kina është një mbrojtëse e vendosur e sistemit të tanishëm ndërkombëtar. Ne kemi ruajtur gjithmonë sistemin ndërkombëtar me OKB-së në qendër, rendin e bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe sistemin tregtar shumëpalësh me OBT-në në qendër. Në dekadën e fundit, Kina është bërë kontribuuesja e dytë më e madhe e kuotave të anëtarësisë të OKB-së dhe e fondeve paqeruajtëse. Kina ka zbatuar si duhet premtimet e dhëna për anëtarësimin e saj në OBT, duke liruar në mënyrë të dukshme kufizimet për hyrjen në treg, me uljen e nivelit mesatar të tarifave nga 15.3 % në 7.4 % dhe me sistemimin e gati 200 mijë ligjeve dhe rregullave përkatëse në përputhje me kërkesat e OBT-së”, tha z. Wang.

Ai theksoi se Kina mbështet krijimin e një partneriteti të zhvillimit global me solidaritet e barazi, të ekuilibruar e gjithëpërfshirës, dhe konceptin e sigurisë së përbashkët, të qëndrueshme dhe bashkëpunuese nëpërmjet paraqitjes së Nismës së Zhvillimit Global dhe Nismës së Sigurisë Globale, që janë mirëpritur gjerësisht në arenën ndërkombëtare. “Në dhjetë vjetët e fundit, Kina ka dhënë një kontribut mesatar vjetor prej 38.65% për rritjen e ekonomisë globale. Kina ka luajtur rol aktiv në ndërmjetësimin e problemeve bërthamore të Gadishullit Korean e të Iranit, si dhe çështje të tjera të rëndësishme botërore. Kina është edhe vendi që ka dërguar më shumë ushtarë paqeruajtës ndër pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Kina ka ofruar mbi 2.2 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19, ka nxitur arritjen  e Marrëveshjes së Parisit kundër ndryshimit klimatik dhe ka shpallur e mbajtur siç duhet premtimet që ka dhënë për të arritur kulmin e lëshimit të karbonit dhe asnjanësimin e karbonit,” tha zëdhënësi.

Ai shtoi se, si një vend i madh dhe i përgjegjshëm, Kina propozon konceptin e qeverisjes globale me konsultime, ndërtim e ndarje të përbashkët dhe është nismëtare e krijimit të platformave të reja të bashkëpunimit ekonomik, si Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore dhe Banka e Re e Zhvillimit, për të nxitur ndërtimin e një ekonomie të hapur globale. Kina i përkushtohet edhe thellimit të bashkëpunimit mes vendeve të BRICS-it, duke zgjeruar platformën BRICS+, për të shtuar përfaqësimin dhe të drejtën e fjalës të vendeve në zhvillim në çështjet ndërkombëtare.

“Pavarësisht ndryshimeve në arenën ndërkombëtare, Kina është e palëkundur në praktimin e multilateralizmit të vërtetë, në përpjekjet për të përsosur sistemin e qeverisjes globale dhe në ndërmarrjen e veprimtarive pro bashkëpunimit global. Ne do të ngulim këmbë në hapjen gjithëpërfshirëse, ligjin ndërkombëtar e bashkërendimin, duke kundërshtuar mbylljen përjashtuese, njëanshmërinë e kundërvënien, për të nxitur demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe qeverisjen globale drejt një zhvillimi më të barabartë, duke dhënë kontribut për zgjidhjen e problemeve të ‘deficitit’të qeverisjes globale, përballimin e sfidave globale dhe ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit”, tha zëdhënësi i diplomacisë kineze Wang Wenbin.

Next Post
459 familje dhe çifte të reja përfitojnë kredi të butë në Tiranë, Veliaj: I japim prioritet ndihmës ndaj atyre në nevojë

459 familje dhe çifte të reja përfitojnë kredi të butë në Tiranë, Veliaj: I japim prioritet ndihmës ndaj atyre në nevojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In