• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

MPB: Falënderojmë PD-në që u bën jehonë sukseseve tona

by
19/09/2015 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

MPB: Falënderojmë PD-në që u bën jehonë sukseseve tona

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj akuzave të sotme të Partisë Demokratike ndaj kreut të këtij institucioni, Saimir Tahiri, si “i lidhur me bandat e trafikut”.

Sipas MB-së, partia kryesore e opozitës në fakt u bën jehonë sukseseve të punës së kësaj ministrie. “Nuk ka mbetur asgjë tjetër përveçse ta falënderojmë Partinë Demokratike që me konferencat e saj të përditshme për të përbaltur sukseset e Policisë së Shtetit, në fakt u bën jehonë këtyre sukseseve që po shënojnë një kthesë historike në rrugën e ndërtimit të shtetit modern evropian shqiptar”, thuhet në reagimin e zyrës së shtypit të Ministrisë së Brendshme.

“Falënderimet tona janë edhe më të veçanta, kur PD-ja u bën jehonë goditjeve me zero tolerancë ndaj çdokujt që nën kostumin e pushtetit të maxhorancës apo i lidhur në cilëndo mënyrë me përfaqësuesit politikë të maxhorancës, goditet me forcën e ligjit për shkeljen e ligjit. Urojmë që Partia Demokratike të mos pushojë asnjë ditë në këtë përpjekje të dëshpëruar për të, por të mirëseardhur për qeverinë tonë, e cila edhe falë konferencave të baltës së SHQUP-it përçon te shqiptarët mesazhin e saj kryesor: Koha e të fortëve të veshur me pushtet apo e të paprekshmëve për shkak të lidhjeve me pushtetin, ka vdekur bashkë me pushtetin e korruptuar të Sali Berishës. Kjo është koha e Rilindjes së besimit të shqiptarëve te Shqipëria dhe shteti evropian i shqiptarëve”, vijon reagimi i MB-së.

Redaksia Java News/ f.g

Next Post

VIDEO/ Seks në klub për një pije falas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com