Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka konfirmuar se Ashley Yong mund të largohet nga klubi këtë muaj, ndërsa Bastian Schweisteiger do të mbetet në skuadër.
Young ka pasur vetëm pesë paraqitje në këtë sezon dhe nuk u përfshi as sot ndaj Ëigan Athletic në FA Cup të cilën ndeshje Unitedi e fitoi me rezultat 4 me 0.
“I vetmi futbollist për të cilin e di se ka gjasë të shkoj dhe jam duke pritur 31 janarin për të parë se çfarë do të ndodhë, është Ashley Young, lojtar që do të doja ta mbaja në ekip. Nuk jam i lumtur nëse largohet, por ai është i vetmi për të cilin jam informuar se mund të largohet”, ka thënë portugezi.
Duke folur për gjermanin Schweinsteiger që u paraqit për herë të parë për Unitedin pas një kohe shumë të gjatë, Mourinho ka deklaruar se futbollisti është në planet e tij.
“Ai do të mbetet këtu dhe është në listën e ekipit për Ligën e Evropës sepse kemi liruar vend me largimin e Memphis Depayt e Morgan Schneiderlinit”, ka deklaruar ai për uefbaqen e klubit, transmeton Koha.net. (b.an)