• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mourinho i jep “lamtumirë” e pastaj e uron armikun Wenger

by Java News
20/04/2018 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njoftimi i Wenger për largimin nga Arsenal pas 22 vitesh ka zbutur edhe Mourinho-n, një ndër rivalët më të mëdhenj të francezit. Për tifozët e futbollit është e paharrueshme ajo që ndodhi në ndeshjen mes Arsenal dhe Chelsea 3 sezone më parë, kur trajnerët u shtynë me duar me njëri-tjetrin. Por në momente si këto duket se çdo gjë shuhet. Pavarësisht se ‘special 1’ ka bërë nga shakatë më të hidhura me francezin, duke e quajtur atë një “soditës” dhe një “specialist në dështim”, sot ai ka këmbëngulur se ruan nderim të lartë për Wenger.

“Nëse ai është i lumtur, edhe unë jam i lumtur; nëse është i trishtuar, jam edhe unë i trishtuar. Gjithmonë dëshiroj më të mirën për kundërshtarët e mi. Gjithmonë uroj më të mirën. Nëse ai është i kënaqur me vendimin që ka marrë dhe duket përpara kapitullit të ardhshëm të karrierës dhe jetës së tij, jam shumë i lumtur për të.

Z.Wenger dhe Arsenali ishin për shumë vite rivalët më të mëdhenj të epokës së Sir Alex. Jam shumë i sigurtë se ne si klub do t’i tregojmë Wengerit respektin që meriton”, – tha Mourinho për gazetarët. Kur u pyet për një keqardhje të mundshme, që Mourinho mund të ketë në lidhje me sjelljen e tij ndaj Wenger, ai shtoi:

 

“Nuk është për keqardhje, unë mendoj se pyetja juaj është një pyetje tipike, nga dikush që nuk ishte në këtë anë, nuk ka qenë trajner dhe lojtar, që nuk e njeh mënyrën se si e respektojmë njëri-tjetrin, edhe kur nganjëherë nuk duket sikur nuk e bëjmë. Lojtarët marrin kartonë të verdhë dhe të kuq nga veprimet agresive kundër njëri-tjetrit në fushë, shkëmbejnë fjalë të këqija gjatë karrierës. Edhe trajneri është i njëjtë, por në finale të gjithë e respektojmë njëri-tjetrin. Më shumë ato janë probleme që mbeten brenda fushës së blertë”.

Në lidhje me atë që ka arritur trajneri francez në “Emirates”, Mourinho shton: “Unë e di se çfarë do të thotë të fitosh tre tituj në Premier League dhe shtatë “FA Cup”, atë që ai bëri në Japoni dhe Francë, atë që solli në futbollin francez dhe atë që ai i dha Arsenalit në periudhën pa ‘Premier League’, kalimi nga stadiumi në stadium, ne e dimë atë që ai bëri. Nëse ai është i lumtur me vendimin, unë jam shumë i lumtur dhe shpresoj se nuk do të tërhiqet nga futbolli”. (BW) (b.an)

Next Post
Filologjiku, shumica e fituesve për Master me mesatare midis 5.2 e 6.9

Universitetet, rritet mesatarja e pranimit, mësuesia kërkon notën më të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In