• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Motrat Vjollca, në prag të projekteve të tjera

by Java News
05/01/2019 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka kaluar thuajse një vit që nga dalja e fundit e moderatores Marina Vjollca në ekran, që prej përfundimit të spektaklit “C’est la vie” në “Tv Klan”.

Megjithatë, fansat e Marinës nuk do të duhet të presin edhe shumë për ta parë sërish në ekran, sepse duket se ajo e ka gati projektin e saj më të ri. Një gjë të tillë e ka zbuluar vetë motra e saj Luana, nëpërmjet një komenti në “Instagram”.

Teksa Marina i shpreh asaj gjithë krenarinë për suksesin që Luana ka pasur në spektaklin “Shiko kush luan”, e motra i komenton: “Mezi po pres për bombën tënde tani jetë!” Pra, emisioni i ri i Marinës, jo vetëm që do të vijë së shpejti, por do të jetë një bombë e vërtetë.

Motrat e njohura nuk kanë dhënë asnjë detaj më shumë lidhur me projektin e ri, por gjasat janë që Marinën do ta shohim sërish në ekranin e televizioni “Klan”, pjesë e të cilët ajo u bë me spektaklin “C’est la vie”.

Siç kanë shkruar mediat, Marina këtë sezon televiziv mungoi në ekran për shkak të një mospërmbushjeje të mundshme të kërkesave të bashkëshortit të saj Getoar Selimi, i cili ishte propozuar të ishte pjesë e jurisë në “C’est la vie 2”. Sezoni televiziv u mbyll pa Marina Vjollcën, për të cilën u vu në pikëpyetje e ardhmja e saj në televizionin “Klan”.

U mësua më herët se moderatorja do të sillte në ekran një projekt të ri në muajin shkurt të vitit 2019, një shoë me talente të fushave të ndryshme. Por dukej se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin, pasi projekti u anulua.

Ndërkohë që koleget e saj nisën punën për sezonin e ri televiziv, Marina thjesht mori valixhet dhe u largua nga Shqipëria. Nga postimet që bën në “Instagram” duket se Marinës i pëlqen shumë të jetë e hapur për të postuar çdo moment nga martesa me Getin, siç është udhëtimi i fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, fakti që tregohet diskrete me planet për punën vjen ngaqë, mesa duket, nuk po i ecën sipas parashikimeve të saj, që kur mori vendimin të largohej nga “Top Channel”.

Shumë kolegë të saj e konsideruan një lëvizje të gabuar të saj, duke qenë se la punën si bashkëdrejtuese prej 10 vitesh e “Procesi Sportiv” me Edi Manushin.

Marina, edhe pse një personazh publik dhe e identifikuar në karrierën e saj me mbiemrin Vjollca, vendosi të merrte mbiemrin e burrit (Selimi) gjatë ngjitjes në altar.

Ndërsa Getoari për t’iu përshtatur karrierës së saj në Shqipëri, vendosi të blinte apartament në Tiranë, ku tani bashkëjetojnë si burrë e grua. Le të shohim se nëse 2019 do të rikthejë apo jo Marinën në ekran. PANORAMA PLUS

Next Post
Satelitët “Galileo” e vërtetojnë praktikisht relativitetin e Ajnshtajnit

Satelitët “Galileo” e vërtetojnë praktikisht relativitetin e Ajnshtajnit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In