• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Motra” Meloni dhe pensionet nga Italia

by Fatos Çoçoli
09/06/2025 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Marrëveshja për pensionet me Italinë, e cila u ratifikua dhe u kthye në ligj nga Senati italian pak javë më parë, do të realizohet fizikisht (paratë do të kalojnë në llogaritë e pensionistëve tanë) nga data 1 korrik 2025. Ajo do të zbatohet për sigurimin për pleqërinë, invaliditetin e qytetarit shqiptar që ka punuar në punë të rregullt në Itali, si dhe pensionin familjar (pasjetuesi).

Ajo përfshin edhe përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen, si dhe sigurimin e papunësisë. Është marrëveshje e plotë dhe shumë e mirë. Sipas dokumentit të Shërbimit të Bilancit të Shtetit të Senatit Italian në shkurt 2025, numri i qytetarëve shqiptarë që iu llogariten sigurimet shoqërore nga puna e rregullt në Itali është aktualisht 433 mijë e 789 qytetarë. Përfitues të menjëhershëm gjatë këtij viti do të jenë mbi 8150 qytetarë tanë.

Ndërsa numri i përfituesve të pensionit të pleqërisë deri në vitin 2029 do të jetë mbi 41 mijë qytetarë. Numri i qytetarëve italianë në Shqipëri që përfitojnë pension është shumë më i vogël, rreth 3 mijë e 900. Dhe kjo është e kuptueshme. Ne kemi emigrantë në Itali mbi 500 mijë.

Italianë kanë “emigrantë” në Shqipëri mbi 20 mijë. Marrëveshja po mundëson që si shqiptarët(janë shumica), ashtu edhe disa mijëra italianë në Shqipëri, të realizojnë bashkimin e periudhave kontribuese për pensionet e tyre, në varësi të sa vite pune të rregullt kanë bërë në Itali dhe sa në Shqipëri, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë. Dhe duke qenë në Itali, qytetari shqiptar e merr pensionin si pjesën nga sigurimet shoqërore italiane, ashtu edhe atë nga numri i viteve të punës që ka kontribuar në Shqipëri.

E njëjta gjë edhe për qytetarët italianë në Shqipëri. Pensioni mesatar i mbi 41 mijë qytetarëve tanë që deri në vitin 2029 do të përfitojnë nga marrëveshja, shkon në 900-1000 euro në muaj. Ndërsa shuma që do të paguajë Buxheti i Shtetit Italian deri në vitin 2029 për pensionet e qytetarëve tanë shkon në 465 milionë euro ose rreth gjysmë miliardë euro.

Një shtetas shqiptar që jeton dhe punon në Itali, mund ta bëjë aplikimin për lidhjen e pensionit në shtetin italian. Më pas, shkëmbimi i të dhënave do të bëhet në mënyrë automatike ndërmjet institucioneve zbatuese.

Tek ne është Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe në Itali është IMS Italian. Kjo është përcaktuar në marrëveshje, për të ulur koston e aplikimit, pasi nuk do të nevojitet përkthim dhe noterizim dokumentesh. Deri më sot, pa këtë marrëveshje, një qytetar shqiptar që ka kontribuar me më pak se 15 vite pune të rregullt në Shqipëri dhe më pak se 20 vite pune të rregullt në Itali, nuk përfiton asnjë lloj pensioni.

Bashkimi i këtyre periudhave në të dyja vendet, do të mundësojë marrjen e një pensioni për qytetarin. Ky është përfitim i jashtëzakonshëm. Duhet realisht t’i jemi mirënjohës popullit italian, që na priti zemër-hapur në vitin 1992, por edhe në gjithë këto tre dekada e gjysmë. Dhe duhet t’i jemi sidomos mirënjohës qeverisë së sotme të Italisë, në veçanti “motrës”, Kryeministres Giorgia Meloni, që vuri në vend një mungesë drejtësie me kontributin e shqiptarëve në buxhetin e shtetit italian.

Një shtetas shqiptar që jeton dhe punon në Itali, mund ta bëjë aplikimin për lidhjen e pensionit në shtetin italian. Shqiptarët kanë kontribuar në arkën e shtetit italian në mbi tre dekadat 1992-2025 në mënyrë të jashtëzakonshme. Zyrtarët e shtetit italian janë të ndërgjegjshëm për këtë. Në rast se në këto 34 vite kemi pasur mbi 600 mijë qytetarë tanë në Itali, të paktën 350 mijë prej tyre kanë qenë të punësuar dhe prej këtyre, të paktën 280 mijë kanë punuar me kontrata të rregullta pune. Duke derdhur po rregullisht detyrimet e tyre-kontribute për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në shtetin fqinj.

Në 30 vjet, këto detyrime kanë kaluar nivelin e disa miliarda eurove kontribute. Ja përse marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë është arritja më e madhe ekonomike në planin diplomatik, e shtetit shqiptar, që nga themelimi i tij 123 vite më parë. Ajo i hap rrugë dhe përbën precedent të mirë ndërkombëtar edhe për marrëveshjen për pensionet me shtetin tjetër fqinj, me Greqinë.

Në Greqi po ashtu kemi me qindra mijëra bashkatdhetarë, që kanë punuar me kontrata të rregullta. Deri tani, me këtë vend fqinj janë bërë dy takime të ekspertëve të ministrive përkatëse të punës, në nivel teknik. Këto takime kanë qenë frytdhënëse dhe është parë se skemat e sigurimeve, si ajo e Greqisë dhe ajo e Shqipërisë janë shumë të ngjashme. Mund të ecet mirë edhe me Greqinë.

Next Post
“Vrasësi i Falcone-s del i lirë, emigrantët dërgohen në burg në Shqipëri”, shpërthejnë mediat italiane: Çfarë ligjesh janë këto?

“Vrasësi i Falcone-s del i lirë, emigrantët dërgohen në burg në Shqipëri”, shpërthejnë mediat italiane: Çfarë ligjesh janë këto?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In