• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Motra e Zeqajt: Nuk isha në dijeni se kishte konflikte, e prisja të hanim darkë

by A R
27/03/2016 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Motra e ish-efektivit të policisë Ajet Zeqaj, i cili u ekzekutua me armë me silenciator më 16 mars, merret në pyetje nga ekspertët e kriminalistikës.
Burime pranë Policisë së Tiranës sqaruan se gjatë dëshmisë që Liljana K. ka dhënë para hetuesve të çështjes, ka pohuar se nuk ka qenë në dijeni të konflikteve që vëllai i saj mund të ketë pasur me persona të caktuar, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

Ajo ka treguar se, që prej ditës që Ajeti ishte kthyer nga Franca në Shqipëri, pothuajse çdo natë shkonte në banesën e saj.

E tronditur për humbjen e vëllait, Liljana ka thënë se edhe ditën që ndodhi ngjarja ishte duke e pritur Ajetin në shtëpi.

“Nuk më ka treguar se mund të ketë pasur probleme me ndonjë person. Ai hapej shumë me mua, por më shumë për çështje familjare. Di që në Francë punonte në një kompani. Që prej ditës që ishte kthyer nga Franca, më së shumti Ajeti flinte në shtëpinë time.

Edhe atë ditë, si çdo ditë tjetër, isha duke e pritur në shtëpi për darkë”, mësohet të ketë thënë në polici Liljana.

Gjithashtu, ajo ka treguar se jeton shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja, por humbjen e vëllait të saj e ka mësuar nga mediat.

Ndërkohë, pak ditë më parë, hetuesit kanë marrë në pyetje edhe disa të afërm të 41-vjeçarit, për të hedhur dritë për vrasjen misterioze që ndodhi në rrugën “Nikolla Tupe”.

Burimet e sipërpërmendura sqaruan se policia shqiptare është duke pritur informacion nga Interpoli për sa i përket aktivitetit që kryente Zeqaj në Francë.

Po ashtu, policia është duke bërë edhe këqyrjen e disa pamjeve filmike të sekuestruara përgjatë disa rrugëve në zonën e ish-Bllokut, për të zbuluar vendin nga ka kaluar autori.

Ky i fundit, i veshur me të zeza, me doreza në duar dhe me një kapele sportive të vënë në kokë, e qëlloi 41-vjeçarin nga Tepelena me 2 plumba në kokë, vetëm 5 metra pasi ai doli nga ambientet e një lotosporti.

Pas krimit, autori, ende i paidentifikuar nga policia, u largua nga vendi i ngjarjes nëpërmjet tunelit të një pallati, duke hedhur disa metra larg trupit të viktimës edhe armën e krimit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se krimi mund të jetë kryer për prishjen e hesapeve të drogës, gjatë kohës që Zeqaj ka jetuar në Tepelenë.

Por, nuk përjashtohet edhe mundësia që 41-vjeçari të jetë ekzekutuar për shkak të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur në Francë, apo edhe për çështje hakmarrjeje.

Next Post

Bernie Sanders i Demokratëve fiton Alaskën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

August 28, 2026
Në nëntor Konferenca për “Shqipërinë Sociale”! Rama zbulon çfarë u diskutua me socialistët te “Vila e kuqe”

Në nëntor Konferenca për “Shqipërinë Sociale”! Rama zbulon çfarë u diskutua me socialistët te “Vila e kuqe”

August 28, 2026
Zjarret në Vranisht, banori: Më janë djegur mbi 50 koshere, kërkoj dëmshpërblim

Zjarret në Vranisht, banori: Më janë djegur mbi 50 koshere, kërkoj dëmshpërblim

August 28, 2026
RAI shkarkon gazetarin që u përplas me Ramën për investigimet mbi Shqipërinë

RAI shkarkon gazetarin që u përplas me Ramën për investigimet mbi Shqipërinë

August 28, 2026
Plas skandali i spiunazhit në Kinë, u ‘prihet koka’ dy gjeneralëve, njëri akuzohet se i dha sekrete bërthamore SHBA-ve!

Plas skandali i spiunazhit në Kinë, u ‘prihet koka’ dy gjeneralëve, njëri akuzohet se i dha sekrete bërthamore SHBA-ve!

August 28, 2026
Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

August 28, 2026
Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

August 28, 2026
Beogradi nderon ‘Kasapin e Bosnjës’: Do të varroset me ceremoni ushtarake dhe shtetërore

Revolucionarët shqiptarë të Ratko Mlladiqit

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com