• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Motra e Ibrahim Bashës: Ne nuk donim të bëhej pjesë e RENEA-­s

by
03/07/2015 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ne nuk donim që të bëhej pjesë e këtij reparti, madje i kishim thënë edhe që të shkëputej nga forca speciale në Zall­Herr dhe mos të as në misionet paqëruajtëse në Irak dhe Afganistan”. Kështu thotë motra e Ibrahim Bashës, oficeri i RENEA­s që mbeti i vrarë gjatë sulmit në Lazarat, sot “Dëshmor i Atdheut”. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Vjollca, motra e madhe e Ibrahimit rrëfen dashurinë e tij për misionin, punën që bënte.

Vjollca, sa kohë kishte vëllai juaj te RENEA?
Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, vëllai u bë pjesë e këtij reparti. Ne nuk donim që të bëhej pjesë e këtij reparti, madje i kishim thënë edhe që të shkëputej nga forca speciale në Zall­Herr dhe mos të as në misionet paqëruajtëse në Irak dhe Afganistan.

Si u bë pjesë e RENA­s vëllai juaj?
Edhe pse ne i thoshim që të tërhiqej nga ky repart apo dhe nga forcat speciale, Bimi, nuk hoqi dorë, sepse ai e donte aksionin, e donte këtë punë dhe kur e donte diçka, ai nuk dorëzohej. Te reparti RENEA është futur pasi i kapi të gjitha normat. Atë ditë që ishte konkursi, vëllai shkoi që të shoqëronte një shokun e tij për të marrë pjesë te konkursi dhe kur kishte shkuar atje, përgjegjësit që ishin te normat i kishin thënë që të merrte edhe ai pjesë. Pasi i kapi të gjithë normat, Ibrahimi u fut te RENEA.

Po në misionet paqeruajtëse, sa herë ka marrë pjesë Ibrahimi?
Prej vitit 2004, Ibrahimi ka marrë pjesë 3 herë në Irak dhe 2 herë në Afganistan. Dua t’u them të gjithëve atyre që kanë hedhur baltë mbi vëllain tim pas vdekjes, nuk dua të përmend asnjë emër, por dua t’u them atyre se vëllai im nuk ka paguar asnjë lek për t’u përzgjedhur pjesë e misioneve paqeruajtëse. E para, sepse ai nuk kishte ku t’i gjente gjithë ato para që është thënë se ka paguar, dhe e dyta, Ibrahimi nuk kishte nevojë që të paguante lekë, sepse ai i plotësonte të gjitha normat dhe në të gjitha herët u përzgjodh
për shkak të aftësive të tij./ Panorama

Next Post

Kjo "pistoletë" iPhone alarmon policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In