• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Motra e gjyqtares Hafizi letër Veliajt: Menduam se e gjithë bota u përmbys…

by A R
03/10/2017 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ishte institucioni i cili u erdhi në ndihmë dy fëmijëve të  mbetur jetimë të gjyqtares së vrarë, Fildez Hafizi, që jetonin së bashku me gjyshërit e tyre në një banesë të vjetër me qira.

Përveç strehimit në një banesë të re me qira dhe mobilimit të saj, secili prej dy fëmijëve përfiton nga 9 mijë lekë në muaj nga pagesa e kujdestarisë dhe transportin falas për në shkollë.

Përmes një letre drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, motra e së ndjerës, Amela Hafizi (AsIlanaj), ka falenderuar kryebashkiakun Veliaj dhe stafin e tij për mbështetjen e ofruar dy fëmijëve në një moment kaq të vështirë për familjen.

“Më lejoni që nëpërmjet kësaj letre, në emrin e prindërve të mi, të fëmijëve të së ndjerës dhe timin, t’ju shpreh vlerësimin, mirënjohjen dhe konsideratën time të lartë për mbështetjen e çmuar dhe të vyer që na keni ofruar në një moment kaq të kobshëm për familjen tonë dhe mbi të gjitha për fëmijët e Fildezit. Ju jemi mirënjohës pasi në ditët tona më të vështira, ju dhe stafi juaj na u ndodhët pranë duke na suportuar jo vetëm si institucion, por edhe si individë, si njerëz të thjeshtë dhe humane të prekur nga situata dhe tragjedia jonë. Duam t’ju falenderojmë juve personalisht z. Veliaj që bëtë të mundur që e ardhmja e fëmijëve të mos ndërpritej nga tragjedia, duke na ardhur në ndihmë në një moment kur menduam se e gjithë bota u përmbys”, shprehet Amela Hafizi.

Në letër, motra e gjyqtares Fildez Hafizi vlerëson se stafi i Bashkisë së Tiranës ka mbështetur në kohë rekord duke punuar me profesionalizëm dhe me shumë humanizëm për të mundësuar që prindërit dhe fëmijët të kenë një strehë. “Ju falenderojmë për disponibilitetin dhe kohën rekord në të cilën na keni ardhur në ndihmë. Juve na bëtë të kuptojmë se në këtë botë ka ende njerëz shumë të mirë me zemër të madhe dhe dëshirë për të ndihmuar. Ju lutem Z. Veliaj t’i transmetoni falenderimet e mia stafit tuaj të vartësisë për vlerësimin dhe gatishmërinë maksimale të treguar nga ana e tyre. Zoti ju bekoftë ju dhe të gjithë personat që na qëndruan pranë në një moment kaq të vështirë”, shkruhet në letrën dërguar Veliajt. /b.d

Letra e plotë e motrës së gjyqtares së ndjerë dërguar kryebashkiakut Erion Veliaj

Tiranë më 25 Shtator 2017

Në vëmendje të:

  1. ERION VELIAJ

Kryetari i Bashkisë së Tiranës

                Sheshi “Skënderbej”

Lënda:                 Letër falenderimi

Shumë i nderuar Z. Veliaj,

Unë që po ju shkruaj, quhem Amela Hafizi ( AsIlanaj), motra e së ndjerës Fildeze Hafizi, gjyqtares së vrarë.

Më lejoni që nëpërmjet kësaj letre në emrin e prindërve të mi, të fëmijëve të së ndjerës dhe timin, t’ju shpreh vlerësimin, mirënjohjen dhe konsideratën time të lartë për mbështetjen e çmuar dhe të vyer që na keni ofruar në një moment kaq të kobshëm për familjen tonë dhe mbi të gjitha për fëmijët e Fildezit.

Ju jemi mirënjohës pasi në ditët tona më të vështira, ju dhe stafi juaj na u ndodhët pranë duke na suportuar jo vetëm si institucion, por edhe si individë, si njerëz të thjeshtë dhe humane të prekur nga situata dhe tragjedia jonë.

Duam t’ju falenderojmë juve personalisht Z. Veliaj që bëtë të mundur që e ardhmja e fëmijëve të mos ndërpritej nga tragjedia, duke na ardhur në ndihmë në një moment kur menduam se e gjithë bota u përmbys. Ju falenderojmë për disponibilitetin dhe kohën rekord në të cilën na keni ardhur në ndihmë. Juve na bëtë të kuptojmë se në këtë botë ka ende njerëz shumë të mirë me zemër të madhe dhe dëshirë për të ndihmuar.

Një falënderim të veçantë kanë stafi juaj i mrekullueshëm të cilët punuan me profesionalizëm dhe shumë humanizëm, ku në veçanti dua t’ju shpreh vlerësimin tim më të lartë për Znj. Anisa Ruseti dhe Z. Fatjon Dhuli, gjithashtu mirënjohje për Anilën, Aurorën, Arjetën e shumë të tjerë që mbase nuk jua dimë emrat, por na suportuan pa hezituar duke bërë të mundur që prindërit e mi dhe mbi të gjitha fëmijët të kenë një strehë.

Ju lutem Z. Veliaj t’i transmetoni falenderimet e mia stafit tuaj të vartësisë për vlerësimin dhe gatishmërinë maksimale të treguar nga ana e tyre.

Zoti ju bekoftë ju dhe të gjithë personat që na qëndruan pranë në një moment kaq të vështirë. Duke ju uruar punë të mbarë, suksese të mëtejshme dhe çdo të mirë.

Me shumë respekt dhe konsideratën tonë më të lartë, Amela Hafizi ( Asllanaj)

Next Post
Lëndohet edhe Lukaku, dhimbje për Mourinho

Lëndohet edhe Lukaku, dhimbje për Mourinho

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM / Rama vijon ftesën për dialog, vendos stola betoni para Kryeministrisë

VIDEOLAJM / Rama vijon ftesën për dialog, vendos stola betoni para Kryeministrisë

October 22, 2026
Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

October 22, 2026
Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

October 22, 2026
Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In