Një makinë në të cilën udhëtonin 4 anëtarë të një familje ka dalë nga rruga e është aksidentuar. Shkak për bërë është bërë një motor që i ka prerë rrugën makinës, duke bërë që drejtuesi të humbë kontrollin e të aksidentohet.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 anëtarët e familjes Orteku, ndërsa 2 prej të cilëve mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe uniformat blu dhe po hetojnë për rrethanat e plota të aksidentit.
BW/d.i.