• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Motorët e ujit pushtojnë bregdetin, shqiptarët blenë 2023 copë në një vit

by A R
03/08/2017 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka një ofertë tipike që e gjen në bregdetin shqiptar gjatë sezonit veror dhe që nuk ka munguar as këtë vit.  Bëhet fjalë për një shëtitje me jet-ski apo motorë uji që kushtojnë 5 mijë lekë për 30 minuta.

Ajo që vihet re këtë vit në bregdet është që shumica e atyre që e ofrojnë këtë si shërbim janë të gatshëm të negociojnë duke bërë lëshime edhe me 3 mijë lekë për 30 minuta. Dikur çmimi që të jepej ishte në euro dhe nuk zbriste poshtë 100 euro ora.

Kjo rënie duket se e ka pas edhe një arsye. Numri i motorëve të ujit ka ardhur në rritje sidomos ata që u importuan gjatë vitit 2016 që ka shënuar edhe rekordin.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në total u importuan 2023 mjete lundruese sportive ku bëjnë pjesë dhe jet ski-të, 15 herë më shumë se një vit më parë, shkruan Monitor. Vlera e tyre në dollarë është rreth 290 mijë dollarë.

Në vitin 2015 u importuan vetëm 137 mjete me një vlerë mbi 521 mijë dollarë dhe akoma më pak në 2014 kur u regjistruan vetëm 105 mjete me vlerë 310 mijë dollarë.

Rreziku nga mjetet sportive lundruese

E ndërsa mjetet lundruese shihen si një pjesë plotësuese e gjithë ofertës turistike të bregdetit duket se ato operojnë tërësisht të pakontrolluara.

Për shërbimin që japin nuk lëshojnë asnjë faturë tatimore dhe garancia jote pasi hipën në motor është një jelek uji kurse për atë që është duke notuar në breg mbrojtësi më i madh është fati.

Në këtë përfundim arrin nëse sheh atë çka ndodh nga Ksamili në Velipojë ku motorët e ujit afrohen pa problem në breg dhe në shumë raste me manovra të rrezikshme.  Por në fakt nuk janë vetëm motorët e ujit që lundrojnë në spontanitet total dhe pa respektuar distanca, shkruan revista Monitor.

Kjo ka bërë që jo në pak raste të kemi edhe incidente që kanë përfunduar në tragjedi. Rasti i turistes ruse në Ksamil ishte edhe më i fundit.

Ditëve të fundit nisur dhe nga ky incident ka pasur edhe një nismë për ndalimin e mjeteve lundruese çka u shoqërua me kundërshtime sidomos në Durrës.

Për një vend që ka një vijë bregdetare për t’u pasur zili ndalimi dhe moratoriumi duket se nuk janë zgjidhja finale ajo që kërkohet është rregullimi ligjor i tij.

Next Post
Thaçi thërret përfaqësuesit e partive politike në takim

Thaçi: SHBA do të angazhohet mqë të jetë afër Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In