• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Motorët” e fikur të opozitës…

by Artur Ajazi
27/10/2022 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Data e 14 Majit nuk është larg, por edhe afër nuk duket. Por ajo ç’ka bie në sy, mbetet fakti se opozita e kryesuar nga Sali Berisha, nuk ka shkak, moral dhe arsye të ndezë “motorrët” e parafushatës elektorale. Një parti e pabashkuar, një parti e ndarë në “gardhiqe”, e cila nuk bie dakort për kryetarin, selinë, programin, statutin, emrat e kryesisë, Kuvendit Kombëtar, apo dhe linjën politike, nuk mund të jetë kurrë gati për fushata elektorale, aq më pak për fitore. Sali Berisha, ka 6 muaj që shtyn me pahir “stinën e aksioneve opozitare”. Sikur ai ta kuptonte, se në ç’gjendje është sot Partia Demokratike, do të kishte ikur me kohë. Dhe kjo ndodh jo sepse, nuk e kupton se me një “non-grata” Partia Demokratike nuk vjen kurrë në pushtet, ashtu siç e kupton fare mirë se, e ndarë ajo forcë politike nuk nis dhe nuk bitis kurrë fushatë normale elektorale.

Nuk është viti 1992, por viti 2002, dhe koha kërkon motive dhe energji të reja në politikbërje. Ato nuk mund të vijnë nga emra dhe figura të konsumuara, që kanë harxhuar 100 per qind gjithçka kishin 32 vite më parë. Eshtë e nevojshme që Shqipëria të ketë opozitën e saj, një alternativë ndryshe nga ajo e partisë në pushtet, dhe të konkurrojë denjësisht në fushatë me njerëzit e saj. Por tek shikon se në Partinë Demokratike, Sali Berisha ka çimentuar postin e kryetarit, dhe nuk dëgjon të largohet, tek shikon “xhaketat e grisura” të asaj force politike të kapardisen në kryesi, kuvende, degët e rretheve dhe forumet e tjera, atëhere bindesh se “motorrët” e saj nuk do të ndizen më kurrë. Politika i ka shërbyer Berishës dhe klanit të tij, si një mjet i fuqishëm pasurimi dhe abuzimi. Ai e ka kthyer partinë e tij (pasi vetëm e tij është) në forcë regresive, pa program, pa struktura aktive, pa alternativë konkurruese, duke e katandisur atë në shoqatë lokale.

Me ç’premtime dhe ç’program do ti drejtohet Berisha dhe aleatët e tij minorë shqiptarëve në fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore ? Ata nuk mund tu prezantojnë qytetarëve asgjë që lidhet me të ardhmen, me zhvillimin, me investimet, me integrimin, me moralin e pastër të qeverisjes dhe politikanit. Ata e dinë fare mirë se në bazë, nuk kanë as numrin e duhur të mbështetësve, ashtu siç nuk kanë rrugëdalje tjetër, veçse të kandidojnë emra të konsumuar në të gjitha bashkitë e vendit. Edi Rama, nuk e ka menduar kurrë të “fikë motorrët” e premtimeve, investimeve dhe takimeve me qytetarët e këtij vendi, pasi e njeh mirë psikologjinë e të qeverisurit me punë dhe jo fjalë boshe. Qytetet tona, sot kanë ndryshuar 100 per qind, falë menaxhimit, investimit, angazhimit, ndërgjegjësimit, dhe kërkesës së llogarisë që vjen direkt nga kryeministri Rama për çdo problem të lindur dhe premtim të mbajtur.

Ne kemi sot një Shqipëri të ndryshuar, të rilindur, të zhvilluar, të integruar, dhe të papenguar në rrugëtimin drejt anëtarësimit të saj në BE. Kjo opozitë e përgjumur, e shfazuar, dhe e përçarë, nuk mund të pengojë fitoren e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, me një makineri të ndryshkur dhe motorrët e fikur, nga pesha e viteve dhe mëkateve që rëndojnë mbi lidershipin e saj.

Next Post
Leari dhe saga fundore e një vuajtjeje pa kthim…!

Leari dhe saga fundore e një vuajtjeje pa kthim…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In