• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti zbutet pas një jave, dëbora arrin deri në një metër, mbyllen 280 shkolla

by Java News
10/01/2019 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 280 shkolla janë mbyllur në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të përkeqësimit të motit. Meteorologët thonë se, nga mesnata deri në të gdhirë të ditës së sotme, në zonat e thella malore ka rënë gjysmë metri borë. Sipas sinoptikanëve, moti do të vijë drejt përmirësimit në gjysmën e dytë të muajit janar.

Shkollat ku është pezulluar mësimi janë nga Tropoja e Dibra, deri në Gjirokastër, Korçë e Pogradec. Ndërsa në rajonin qendror, si Elbasan, Tiranë, Lushnje e Fier, mësimi zhvillohet normalisht ose me orë të shkurtuara.

Sipas Ministrisë së Arsimit, në shkollat e mbyllura, zëvendësimi i orëve do të bëhet në ditët në vazhdim. Meteorologët, ndërkohë, bëjnë këtë parashikim.

“Pritet që deri në fundjavë ne të marrim një sasi të konsiderueshme reshjesh dëbore, duke arritur deri në një metër në zonat e thella malore, ndërsa bregdeti do të ketë reshje shiu. Në fundjavë do të ketë ndërprerje të reshjeve, por rënie temperaturash në -8 apo -9 gradë”, tha Adiola Bani.

Meteorologia thotë se reshjet janë gjeneruar si pasojë e një sistemi të dendur vranësirash që kanë përfshirë vendin tonë.

“Në gjysmën e dytë të janarit temperaturat do të vijnë drejt rritjes”, tha meteorologia Bani./tch/a.meta

Next Post
Provat e reja të Tahirit, PD: Skenar i Ramës i Ramës për t’i mbyllur çështjen

Parlamenti nis punimet me 21 janar, Paloka komenton nëse opozita do jetë e pranishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

November 12, 2026
“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

November 12, 2026
“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

November 12, 2026
Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

November 12, 2026
Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

November 12, 2026
PS ka vendosur kufi pritjeje 30 nëntorin për Reformën, Gjiknuri thirrje PD-së: Flasim më vonë për sistemin, të kalojmë ndryshimet për vendoret!

PS ka vendosur kufi pritjeje 30 nëntorin për Reformën, Gjiknuri thirrje PD-së: Flasim më vonë për sistemin, të kalojmë ndryshimet për vendoret!

November 12, 2026
Zjarr i madh pranë Paraburgimit të Vlorës, rrezikohen edhe banesat përreth! Aksion për shuarjen e flakëve, dyshohet se…

Zjarr i madh pranë Paraburgimit të Vlorës, rrezikohen edhe banesat përreth! Aksion për shuarjen e flakëve, dyshohet se…

November 12, 2026
Ligji për Specialen në Kuvend, partitë me qëndrime të ndryshme, votimi shtyhet për të premten

Ligji për Specialen në Kuvend, partitë me qëndrime të ndryshme, votimi shtyhet për të premten

November 12, 2026
Kostoja e jetesës, Kuvendi miraton ligjin për strehimin e përballueshëm! Manja: Kush është shumicë e përcakton kutia e votimit!

Kostoja e jetesës, Kuvendi miraton ligjin për strehimin e përballueshëm! Manja: Kush është shumicë e përcakton kutia e votimit!

November 12, 2026
Kinemaja në zi, ndahet papritur nga jeta në moshën 62-vjeçare aktori i njohur! Kolegu zbulon telefonatën e fundit me të

Kinemaja në zi, ndahet papritur nga jeta në moshën 62-vjeçare aktori i njohur! Kolegu zbulon telefonatën e fundit me të

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In