Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se nesër do rikthehen reshjet e shiut në disa zona të Shqipërisë.
Parashikimi i motit për pasditen e sotme dhe nesër:
Reshjet
Sot pasdite nuk priten reshje. Nesër priten reshje lokale të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës dhe Elbasan gjatë pasdites.
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 21 °C
në vendet e ulëta: 10 / 20 °C
në vendet malore: 5 / 19 °C
Era
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë, deri mesatare në bregdet.
a.ç