E Mërkurë 30 Tetor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranesira mesatare ne mesdite. Era do të jetë me drejtim Veriperendim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,3-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/20°C
– Zonat e ulëta 10/25°C
– Zonat bregdetare 14/24°C
Kosova për dt. 30 Tetor 2024 do të ketë kthjellime dhe vranesira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C –11°C në mëngjes deri në 15°C –20°C gradë Celsius në mesditë.
E Enjte 31 Tetor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranesira te pakta. Era do të jetë me drejtim Veriperendim 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3-4 me lartësi vale 0,3-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 7/18°C
– Zonat e ulëta 10/24°C
– Zonat bregdetare 14/23°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/a.r