Pushues të shumtë po shijojnë ditët e fundit të temperaturave ekstreme mbi 40 gradë, që pushtuan Shqipërinë këto ditë. Vlera më e lartë e temperaturave u regjistrua në qytetin e Beratit, duke shënuar 41.4 gradë celsius.
Për t’i shpëtuar të nxehtit përvëlues të këtij fund qershori, pushues nga vendi dhe të huaj zgjodhën të freskoheshin në ujërat e Jonit dhe të Adriatikut.
Por nga dita e sotme në të gjithë vendin temperaturat janë ulur me 5 gradë, duke sjellë edhe reshje shiu. Ditën e nesërme temperaturat minimale pritet të zbresin sërish, duke arritur në vlerat 12 gradë, ndërsa maksimalja nuk do e kalojë 33-34 gradë./b.d