• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbeti jashtë Kuvendit, por Idrizi ka 3 kushte ndaj Ramës për bashkëpunim

by Java News
02/07/2017 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi komenton për herë të parë zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dhe rezultatin e tyre.

Në emisionin “Kjo Javë”, në “News24”, Idrizi tha se forca politike që ai drejton është e gatshme të bashkojë votat në Kuvend me cilëndo parti që është gati të pranojë 3 kushtet: çështjen çame, Ministrinë e Diasporës dhe referendumet.

“Rama e ka marrë vetë pushtetin, të shohim çfarë do bëjë me të. Ai është fitues dhe ne e urojmë. PDIU-ja është e gatshme të bashkojë votat e saj me cilëndo parti që pranon 3 kushtet; çështjen çame, për një ministri të Diasporës apo për ligje që u mundësojnë shqiptarëve të drejtën të votojnë me referendum”, tha Idrizi.

I pyetur lidhur me zërat se tre deputetët e PDIU-së do t’i bashkohen PS-së, ai u shpreh: “Nuk mendoj se mund të ndodhë diçka e tillë pa një diskutim në gjithë strukturat e partisë. Ata kanë garuar nën siglën e PDIU-së”.

Duke sqaruar edhe qëndrimin e tij para fushatës, kur kërkonte përfshirjen e opozitës në zgjedhje, Idrizi tha: “Në asnjë rast nuk jemi bashkuar me kurrkënd. Ajo që kemi bërë, është se nuk ka qenë logjike që ne të hynim në zgjedhje pa përfaqësimin e gjysmës së shqiptarëve. Një vend që aspiron për në BE, nuk mund të hyjë në zgjedhje pa opozitën. Të mos harrojmë që PDIU-ja ka paraqitur një pakt kombëtar. Ne jemi regjistruar në zgjedhje, por fakti që kërkonim që edhe opozita t’i bashkohej këtij procesi, nuk do të thotë se jemi bashkuar me njeri”, u shpreh Idrizi.

Kreu i PDIU-së ka bërë ankesë në KQZ-së për mandatin e tij, të cilin nuk mundi ta marrë në Tiranë. I pyetur për këtë, ai tha se po pret qëndrimin e KQZ-së, për të shprehur më pas edhe qëndrimin e tij politik për zgjedhjet e 25 qershorit.

I pyetur nëse do të japë dorëheqjen në rast se nuk fiton mandatin e deputetit, ashtu si vepruan Petrit Vasili dhe Gjergj Bojaxhi, Idrizi tha se: “Në rastin tim është pak më ndryshe. Në kuptimin e rezultatit, nga 45 mijë vota deri në 80 mijë vota, është rritje. Në kuptimin e mandateve, ne përpiqemi të ruajmë 4 mandate. Pas certifikimit të rezultatit, pa dyshim që duhet bërë një reflektim dhe analizë. Por mund të them se kemi bërë një punë të shkëlqyer. Por sistemi na penalizon. Nuk mund t’i hedhim kot votat e 40 mijë shqiptarëve”, tha Idrizi.

Ai shtoi se rezultatet e arritura nga PDIU-ja në këto zgjedhje janë pozitive. “Ne po marrim të gjitha të dhënat dhe po presim që KQZ-ja të certifikojë vota dhe rezultatin. Mund t’ju them se në dijeninë time nuk janë hedhur të gjitha votat në sistem, sepse janë pa hedhur ende edhe tri kuti. Brenda këtyre kutive janë kufiri i 3% që i nevojitet PDIU-së për të marrë mandatin në Tiranë. Por ajo që penalizon PDIU-në është sistemi zgjedhor. Ne kemi 12.347 vota në Tiranë dhe nuk kemi mandat, ndërkohë që partitë e mëdha e kanë marrë 1 mandat në Tiranë me rreth 11 mijë vota. Pra ne nuk është se nuk i kemi marrë votat, por votat e PDIU-së i janë hedhur një partie tjetër. Ne i bëjmë apel KQZ-së të mos shprehen paraprakisht”, tha Idrizi. /b.d

Next Post
MotoGP / Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të Gjermanisë

MotoGP / Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të Gjermanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com