Reshjet e shiut në gjithë territorin, si edhe reshje dëborës në zonat malore gjatë natës do të vijojnë edhe mëngjesin e së hënës. Megjithatë do të ketë një përmirësim gradual të motit duke sjellë në territor gjatë pjesës së dytë të së hënës dhe ditët në vijim, mot kryesisht të kthjellët.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit janë ulur lehtë me një rënie 2 – 3°C, rënie që vijon mëngjesin dhe mesditën e së hënës, kur ekstremet termike pritet të luhaten nga -3°C në 15°C./a.ç